“Liqeni i ftohtë” që ka pushtuar Gjermaninë, tashmë në drejtim të Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas shumë ditësh me temperatura shumë të larta, po vijnë shirat dhe stuhitë. Harta klimatike do të pësojë në orët në vazhdim ndryshime të forta nga fenomeni i ashtuquajtur “liqeni i ftohtë”, i cili shkaktoi përmbytjet vdekjeprurëse në Gjermani dhe Belgjikë dhe po drejtohet drejt Greqisë, por edhe vendit tonë.

Masat e ftohta të ajrit do të krijojnë paqëndrueshmëri të fortë, e cila do të përkthehet në reshje shiu, stuhi dhe madje breshër edhe në Ballkan.

Drejtori i Observatorit Kombëtar të Athinës, Costas Lagouvardos u shpreh në një intervistë për mediat greke se “një pjesë, me sa duket, do të ndikojë në vendin tonë (Greqi) me paqëndrueshmëri nga e diela e në vazhdim, dhe veçanërisht të hënën, të martën dhe të mërkurën.

Domethënë, javën që nis do të ketë reshje shiu dhe stuhi në disa zona, kryesisht në mesditë dhe pasdite, të cilat do të vijnë pjesërisht për shkak të kësaj paqëndrueshmërie të përgjithshme”.

I pyetur në lidhje me zonat që do të prektë fenomeni i “liqenit të ftohtë”, sinoptikani Lagouvardos tha se do të prekë kryesisht pjesën qendrore dhe veriore të Greqisë, pra në kufi me Shqipërinë, ndërsa ishujt, me shumë gjasë, nuk do të kenë probleme.

“Ne mund të parashikojmë disa zona, por për shkak se këto fenomene janë gjithashtu lokale, është shumë herët për t’i karakterizuar. Ne do të kemi një pamje më të mirë gjatë fundjavës se çfarë do të ndodhë javën e ardhshme” theksoi ai.

Të fundit

Zelensky falënderon Shqipërinë për mbështetjen: Partner i besueshëm!

Zelenski falënderon Shqipërinë për mbështetjen e vazhdueshme në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, shpreh mirënjohjen e...

1991 – Beteja e Vukovarit, si nisi lufta simbol për pavarsinë e Kroacisë

Beteja e Vukovarit ishte një nga ngjarjet më dramatike dhe simbolike të Luftës së Pavarësisë së Kroacisë. Ajo filloi më 25 gusht 1991 dhe...

Horoskopi ditor, 25 Gusht 2025

Dashi Nëse jeni ne një lidhje duhet te harroni gjithçka qe keni kaluar me pare dhe te shihni me pozitivizëm drejt se ardhmes. partneri do...

Shqiptarët kthehen nga Britania e Madhe, marrin 1200 paundë nga qeveria

Një azilkërkues i ri me një bluzë me kapuç blu u ul dhe deklaroi me një theks të rëndë londinez: "Vëlla, tani Anglia ka...

Bisedat mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve

Nanda e drejtuar nga Franc Çopja dhe Ervis Çela, e njohur për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës, sipas përgjimeve të publikuara...

Lajme të tjera

Web TV