Merr flakë makina në lëvizje në autostradën Tiranë-Durrës, shpëton shoferi

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të shtune në autostradën Tiranë-Durrës.

Sipas njoftimit të policisë dyshohet se makina ka pësuar një defekt teknik dhe ka marrë flakë në lëvizje.

Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar por vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë:

Në hyrje të autostradës Tiranë-Durrës, dyshohet se si pasojë e një difekti teknik ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtues shtetasin A. Z., ku ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.