Festivali i filmit në Kanë/ “Pa Vend” s’e merr “Palmën e Artë”, ja çfarë fiton Kosova

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Cérémonie du palmarès”, siç quhet në idiolektin e Festivalit emërmadh të Cannes, ka sjellë të shtunën mbrëma jo vetëm parakalimin e ekipit të filmit “Pa Vend”, por edhe afirmimin e Kosovës dhe kinemasë së saj. Ndonëse filmi nën regjinë e Samir Karahodës është kthyer pa “Palmën e Artë”, në kategorinë e filmave të metrazhit të shkurtër, prania e tij në Cannes është cilësuar nga kineastë ndërkombëtarë si ogur paralajmërues për një “valë të re filmbërësish e profesionistësh” nga Kosova. Kurse regjisori nga Prizreni, Samir Karahoda, paraqitjen në Cannes e ka kondensuar në thirrje për kineastët e rinj shqiptarë. “Shpresoj që filmi do të jetë motivim e frymëzim për brezat e ardhshëm që vetëm me punë e disiplinë mund të arrijmë gjithkund e të garojmë me çdo vend të botës”, ka thënë ai pak minuta pas përfundimit të ceremonisë përmbyllëse të festivalit të njohur.

 

 

Të fundit

Qershor 1943, shpërthejnë trazirat racore në Detroit

Më 20 qershor 1943, qyteti i Detroitit në shtetin e Michiganit u përfshi nga një valë e dhunshme trazirash...

‘Çmendet’ moti në këtë vend, temperaturat arrijnë në 32.2 gradë

Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar ditën e saj më të nxehtë të vitit me temperatura që kalojnë 32 gradë Celsius, ndërsa një pjesë e...

20 qershor 1900/ Si nisi Ekspedita Polare Ruse dhe zhdukja e Baronit Eduard Toll

Më 20 qershor 1900, Baron Eduard von Toll, një shkencëtar dhe eksplorator baltiko-gjerman në shërbim të Rusisë, u nis nga Shën Petersburgu në bordin...

Në prag lufte? Eksperti zgulon detajet: Ja një skenar ku duhet të përgatitemi

Eksperti i ekonomisë, Ergis Sefa, i ftuar në një studio televizive, ka folur mbi skenarët e mundshëm të një lufte dhe çfarë duhet të...

Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë!

Departamenti Amerikan i Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë të largohen menjëherë nga Irani. “Bëni një plan për t’u larguar nga Irani, që nuk...

Lajme të tjera

Web TV