Karikaturat e tij për profetin Muhamed “tronditën” myslimanët/ Ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare artisti danez

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Artisti danez Kurt Westergaard, i famshëm për vizatimin e një karikature të Profetit Muhamed i cili në vitin 2005 shkaktoi trazira të dhunshme në disa vende myslimane, ka vdekur në moshën 86 vjeçare.

Ilustruesi është autori i 12 vizatimeve më të famshme të botuara më 30 shtator 2005 nga gazeta konservatore daneze Jyllands-Posten nën titullin “Fytyra e

 

Muhamedit”, në të cilën profeti përfaqësohej me një çallmë në formë bombe. Karikaturat shkaktuan protesta të shumta në Kopenhagën dhe protesta nga ambasadorët e vendeve myslimane në Danimarkë.

Zemërimi u përshkallëzua më pas me një valë të dhunës anti-daneze në botën myslimane në shkurt 2006, parë në Danimarkë si kriza më e rëndë e politikës së jashtme për vendin që nga Lufta e Dytë Botërore.

 

Westergaard kishte punuar për revistën Jyllands-Posten që nga mesi i viteve 1990 si ilustrues dhe vizatimi në fjalë ishte shtypur tashmë një herë, pa shkaktuar shumë polemika.

Gjatë viteve të fundit të jetës së tij, Kurt Westergaard, si shumë të tjerë të lidhur me karikaturat, u desh të jetonte nën mbrojtjen e policisë në një adresë sekrete. Megjithatë në deklaratat e tij ai kishte deklaruar se nuk ishte penduar, pasi sipas tij kjo kishte ndikuar në rritjen e ndërgjegjësimit tek vendet perëndimore sa i përket islamizmit.

 

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV