Katastrofa e përmbytjeve/ Numërohen mbi 190 viktima në Europën Perëndimore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Janë konfirmuar mbi 190 viktima në Europën Perëndimore, ndërsa forcat e kërkim-shpëtimit vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar. 163 viktima janë regjistruar në Gjermani dhe 36 në Belgjikë ndërsa numri i të plagosurve ka shkuar në 749 nga përmbytjet në Gjermaninë Perëndimore.

Mediat bëjnë me dije se në Rheinland-Pfalz, në rrethin Ahrweiler, si pasojë e përmbytjeve kanë humbur jetën 117 persona ndërsa në Nordrhein-Westfalen të vdekurit janë 45, ndërsa një viktimë është konfirmuar në Bavari në rrethin e Berchtesgaden.

Mijëra persona janë evakuuar në dy ditët e fundit, ndërsa ushtarët, zjarrfikësit dhe vullnetarët kanë punuar gjatë gjithë natës për të forcuar digat dhe për të parandaluar përmbytjet. Sipas autoriteteve lokale, nivelet në rritje të ujit vazhdojnë të shkaktojnë përmbytje në zonë dhe situata mbetet kritike.

Të fundit

Zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë/ Merret në hetim drejtori i Ndërmarrjes së Pastrimit

Pas zjarrit të rënë një ditë më parë në fushën e mbetjeve në Vlorë, Policia ka nisur hetimet për...

Policia nxorri tifozin nga stadiumi/ Berisha publikon pamjet: As në Beograd nuk ndodh

Ditën e sotme, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ndarë në rrjetet sociale një video, ku shihet një tifoz duke u nxjerr nga...

Përleshjet me emigrantët, Trump: Mobilizojmë 2 mijë trupa të gardës kombëtare

Dy mijë trupa të garës kombëtare amerikane do të mobilizohen me urdhër të presidentit Donald Trump, teksa agjentët federalë Los Angeles u përballën me...

“Futbollistët tanë mezi shpëtuan jetët e tyre”/ Mediat serbe e bëjnë dramë: Ishte terror

Mediat serbe duket se kanë qenë shumë ‘kreative’ me titujt për lajmet e ndeshjes së sotme në Tiranë, në përballjen Shqipëri-Serbi, me rezultatin 0-0. Kurir...

“Doja ta gjuaja penalltinë”/ Asllani: Kur trajneri thotë është ky, nuk kemi çfarë bëjmë

Pas ndeshjes foli Kristjan Asllani. Mesfushroi i Interit tregoi edhe dëshirën që kishte për të gjuajtur penalltinë, që u humb më pas nga Manaj. “Besoj...

Lajme të tjera

Web TV