Komiteti i Ekspertëve konfirmon njoftimin e kryeministrit, zyrtarizon shtyrjen e orarit të kufizimit të muzikës

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Ashtu siç ishte paralajmëruar edhe më parë, shtyhet kufizimi i orarit të muzikës në lokale dhe restorante nga ora 22:00 deri në orën 23:00.

Ky është vendimi i Komitetit Teknik të Ekspertëve këtë të hënë. Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli u shpreh se treguesit epidemiologjik e përfshijnë Shqipërinë në zonën e parë me rrezikshmëri të ulët.

“Indikatorët e prezantuar tregojnë që kemi një situatë të qëndrueshme pavarësisjht lirimit të masave. Është shumë e rëndësishme që personat që janë të infektuar dhe kanë nevojë për përkujdes spitalor, janë mbi moshën 65 vjeç, duhen vaksinuar. Mosvaksinimi është arsyeja kryesore që këta kanë nevojë për tu shtruar në spital. Komiteti i ekspertëve duke u bazuar në vijimësinë e vaksinimit dhe rasteve të reja, propozon zgjatjen e lejuar të muzikës nga ora 22:00 deri në orën 23:00 ndërsa masat e tjera do të qëndrojnë në fuqi. Të nderuar qytetar, që të ruajmë të njëjtën situatë duhet të vazhdojmë të zbatojmë me regorozitet masat kufizuese dhe duhet të marrim pjesë në procesin e vaksinimit. Të vijnë të gjithë ata që ftohen sipas fashave të vaksinimit” – tha Rakacolli.

Rakacolli shprehet se pas analizave të faktorëve epidemiologjik, situate është e qëndrueshme pavarësisht lehtësimit të masave dhe fillimit të sezonit turistik.

“Në vijimësi të vlerësimit të situatës epidemiologjike, komiteti teknik në mbledhjen e sotme, analizoi elementët monitorues në sezonin turistik. Siç është vënë re dhe në këtë periudhë të lehtësimit të masave, situate është e qëndrueshme. Qëndron në zonën 1 të rrezikshmërisë” – tha Rakacolli.


Të fundit

Komiteti i Ekspertëve konfirmon njoftimin e kryeministrit, zyrtarizon shtyrjen e orarit të kufizimit të muzikës

Ashtu siç ishte paralajmëruar edhe më parë, shtyhet kufizimi i orarit të muzikës në lokale dhe restorante nga ora...

A do të ketë lehtësim të masave anti-Covid? Mblidhet Komiteti i Ekspertëve

Komiteti i Ekspertëve është mbledhur për të komunikuar situatën në vend si pasojë e pandemisë nga Covid-19. Komiteti pritet të njoftojë masat e marra duke...

Ujësjellësi në Zall Herr, Veliaj: Punojmë me të njëjtën cilësi edhe në periferi

Afro 550 familje të fshatit Kasallë, në Njësinë Administrative Zall-Herr, të cilët prej 30 vitesh përdornin ujë pusi, tashmë do të kenë rrjetin e...

Conference League/ Hidhet shorti për turin e tretë, ekipet shqiptare njohin rivalët e tyre

Katër ekipet shqiptare pjesëmarrëse në Conference League kanë njohur rivalët e tyre në turin e tretë. Teuta nëse arrin të mposht Inter Esclades, në...

Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 47-vjeçari në Sarandë

Një 47-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Sarandës pasi akuzohet për dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Ndër të tjera policia bën me...

Lajme të tjera

Web TV