Kërceu sipër kabinës së makinës në lëvizje/Arrestohet dhe gjobitet 34-vjeçari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në rrugët e Tepelenës dy ditë më parë. Një 34-vjeçar ka publikuar një video në rrjete sociale teksa bënte “akrobaci” në mes të rrugës.

Ai shfaqet në video duke lëvizur me makinë dhe në një moment del nga dera dhe hipën në pjesën e sipërme të automjetit teksa ajo ishte duke ecur.

Ndërkohë policia njofton se ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë të riun për veprime të rrezikshme për sigurinë e jetës në rrugë.

Gjithashtu 34-vjeçari me iniciale A.K. me 60.000 lekë gjobë si dhe iu bllokua mjeti nga policia.

Ngjarja ka ndodhru më 17 korrik rreth orës 13:00 në rrugën e brendshme të fshatit Dragot në Tepelenë.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:

Publikoi video duke kryer veprime të rrezikshme për sigurinë e jetës në rrugë, gjatë drejtimit të mjetit, shoqërohet në Polici, 34-vjeçari nga Tepelena. Ndëshkohet me 60.000 lekë të rinj gjobë dhe me bllokim mjeti.

Shërbimet e Policisë Rrugore, duke marrë shkas nga publikimi i një videoje në rrjetet sociale, ku shfaqej një drejtues automjeti që kryente manovra të rrezikshme në rrugë, kanë identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e Policisë, shtetasin A. K., banues në Tepelenë. Ky shtetas, më datë 17.07.2021, rreth orës 13:00, në rrugën e brendshme të fshatit Dragot, Tepelenë, ka kryer manovra të rrezikshme në rrugë duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen”.

Për këtë shtetas është vendosur masa administrative 60.000 lekë të rinj, me sanksion plotësues ndalim administrativ i mjetit dhe tërheqje e lejes së qarkullimit për manovra të rrezikshme në rrugë, mosndryshim të pronësisë së mjetit brenda afatit dhe mosshlyerje të masave administrative brenda afatit ligjor.

Policia Rrugore apelon për respektim të rregullave të qarkullimit rrugor, për përgjegjshmëri e përgjegjësi për sigurinë e jetës gjatë drejtimit të automjetit, pasi cilido që do shkelë rregullat e qarkullimit apo do kryejë manovra të rrezikshme në rrugë, që cenojnë rëndë sigurinë rrugore do përballet me Policinë Rrugore, në zbatim të plotë të Kodit Rrugor.

 

Të fundit

A do ta pranojë ftesën e Berishës për debat publik? Ja si përgjigjet kryeministri Rama!

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim virtual me ndjekësit në rubrikën Sy m’Sy, ku është pyetur se kur...

Merren masa për prindërit që kthejnë të miturit e tyre në ‘influencerë’

Prindërit në Kaliforni që fitojnë nga postimet në rrjetet sociale me fëmijët e tyre të mitur do të jenë të detyruar të ruajnë një...

Tkurrja dhe plakja e popullsisë kërcënojnë të ardhmen e ekonomisë

Ulja e numrit të përgjithshëm të popullsisë dhe plakja e saj, kanë implikime të rëndësishme për zhvillimin ekonomik, ndaj nevojitet reagim nëpërmjet reformave dhe...

“PS, 800 mijë vota”/ Rama: Në 11 maj edhe më shumë, për shkak të diasporës

Kryeministri Edi Rama thotë se PS do të marrë më shumë vota në 11 maj, për shkak edhe të votës së diasporës. Gjatë bashkëbisedimit online...

Nga nafta, bankat te ilaçet; humbësit dhe fituesit e mëdhenj nga tarifat e Trump

Që nga shpallja e detyrimeve, tregjet evropiane të aksioneve kanë parë një total prej 1,924 miliardë eurosh kanë humbur në tym. Por në panik,...

Lajme të tjera

Web TV