Kampionati Evropian Beach Handball / Lojtaret refuzuan bikinin për pantallonat e shkurtra, gjobitet me 1.500 euro Norvegjia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Norvegjia është gjobitur me 1,500 euro, pasi lojataret e saj veshën pantallona të shkurtra në vend të bikinit, gjatë  Kampionatit Evropian të Hendbollit në Plazh.

 

Federata Evropiane e Hendbollit (EHF) argumentoi se vendosi gjobën pasi veshja ishte e papërshtatshme. Në deklaratën e Federatës thuhej se pantallonat e shkurtra nuk janë në përputhje me rregullat e uniformave të atletëve.

 

Atletet  e Norvegjisë kishin veshur pantallona të shkurtra në vend të bikinit gjatë ndeshjes kundër Spanjës, e cila organizohej në Varna, të Bullgarisë.

Norvegjia i kërkoi leje Federatës para Kampionatit,  për të luajtur me pantallona të shkurtra por kërkesa nuk u miratua. Norvegjia do të diskutojë me organet në muajt e ardhshëm lidhur me ndryshimin e rregullave aktuale.

 

Çështja ka shkaktuar debate në qarqet sportive për disa vjet. Disa prej lojtareve pohojnë se bikini nuk është një veshje praktike./BBC

 

Të fundit

Kosovë, BE u bën thirrje partive të respektojnë vendimin e Kushtetueses

Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje të premten partive parlamentare në Kosovë ta pranojnë vendimin e fundit të Gjykatës...

Plani amerikan për Libanin, Hezbollahu çarmatoset brenda vitit

Shtetet e Bashkuara i kanë prezantuar Libanit një propozim për çarmatosjen e Hezbollahut deri në fund të vitit, së bashku me fundin e operacioneve...

Turizmi në Durrës po rritet, 6500 vizitorë në Kullën Veneciane

Një nga pikat më të vizituara gjatë këtij sezoni në qytetin e Durrësit është Kulla Veneciane, monument i shekullit XV. Pas restaurimit ajo është kthyer...

“Musiala, Musiala, Musiala”. Emri që trembi Florian Wirtz kur po bisedonte me Bayern

Më në fund zbulohet arsyeja pse Florian Wirtz i befasoi të gjithë duke refuzuar "ëndrrën e gjermanëve", Bayern, për t'u transferuar te Liverpool. Podkasti gjerman...

Grupi shqiptar trafikoi 16.4 tonë kokainë në Hamburg! Një nga rekordet botërore

Pamjet që shihni në këtë artikull janë sasitë e mëdha të kokainës që janë trafikuar në Europë nga grupi shqiptar, i cili kishte kontakte...

Lajme të tjera

Web TV