Mark Marku flet troç për çështjen “Berisha”: Po dëmton PD-në, duhej të ishte larguar nga politika

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i zgjedhur i PD-së, Mark Marku deklaron se duhet të ketë një “ngrirje” të përkohshme të marrëdhënies së Sali Berishës me grupin e PD-së.

Sipas tij, shpallja “non grata” e Berishës nga ShBA është një kosto për PD-në, por shton më tej se Basha e ka të vështirë për të marrë një vendim për të. Marku tha se Berisha duhej të ishte larguar vetë nga politika që në momentin që humbi mandatin e kryeministrit.

“Në gjykimin tim një kryeministër dhe një ish-president në momentin që mbaron mandatet largohet nga politika, kështu që ai do të duhet ta kishte bërë vetë. Është fat i keq që nuk kemi parlament me dy dhoma që një pjesë e ekselencës politike kalon në një nivel pak më “parazitar” por është një garanci për sistemin. Kushdo që mbaron një mandat të kësaj natyre nuk ka përse të jetë deputet. Patjetër që është një problem në PD për faktin që është shpallur “non grata” nga SHBA pasi kushtëzon marrëdhëniet e PD-së me SHBA-në që janë vend me shumë ndikim në botë dhe në politikën shqiptare.

Normalisht kjo është një kosto, por PD, Basha e ka shumë të vështirë për ta marrë një vendim edhe nëse ja kërkojnë. Edhe vetë PD-ja e ka shumë të vështirë ti thotë kryetarit të vet. E para se vendimi nuk është i argumentuar përse është shpallur “non grata”.

Nga pikëpamja juridike shpallet fajtor kur e dënon një gjykatë. Grupi i PD apo Basha e kanë shumë të vështirë të marrin një vendim për një deputet që ka fituar mandatin. Zgjidhja do të ishte, por Berisha ka vullnet dhe e ka dëshmuar për politikën, ai ka deklaruar se do të jem aktiv. Zgjidhja do të ishte një “ngrirje” për të mos u rënduar, për të mos e komplikuar këtë marrëdhënie me PD-në, një “ngrirje” e marrëdhënies, të Berishës me grupin e PD-së. Mund të vijë edhe në parlament, se nuk e pengon kush” tha Marku.

Të fundit

Apple pranë marrëveshjes me OpenAl, ChatGPT do të integrohet në Iphone

Sipas Mark Gurman të Bloomberg, Apple është afër finalizimit të marrëveshjes me OpenAl që do të shtoë ChatGPT-në në...

Takimi me emigrantët në Athinë/ Pse nuk u takua me zyrtarët grek? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur për emisionin “Opinion”, lidhuer me takimin e shqiptarët që jetojnë në Greqi, i cili solli reagime të politikës dhe...

Si janë raportet midis qeverisë shqiptare dhe asaj greke? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për një emision televiziv ndër të tjera foli edhe për raportet e qeverisë shqiptare me atë...

Ekspertja: Vizita në Athinë, më e suksesshmja për Ramën. Ishte në nivelin më të lartë

Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Enida Bozheku e cilëson vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë si më të suksesshmen në këto vite që është...

“Do të të laj…”, me kë e ka Xhensila Myrtezaj?

Prej disa kohësh po përflitet një ndarje mes aktorit të humorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj. Kjo u aludua vazhdimisht në media por...

Lajme të tjera

Web TV