Shqipëria “lirohet” një orë më shumë për muzikën live

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka konfirmuar dje në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve, fjalën e kryeministrit Rama me herët, i cili tha se orari i lejuar i muzikës në lokale nga ora 22:00 do të lejohet deri në orën 23:00 në mbrëmje. Sa i takon masave të tjera anti-Covid, zv.ministrja Rakacolli tha se do të mbeten në fuqi. Komisteti i Ekspertëve ka lënë në fuqi edhe levizjen e lirë deri në orën 00.00 të natës. Po vijohet me të njëjta masa sa i takon mbajtjes së maskave në ambinetet e jashtme. Po ashtu sa i takon grumbullimit lejohet prezenca e më shumë se 10 vetave.

Zëvendësministrja Rakacolli tha se ata që janë prekur nga Covid 19 janë mosha mbi 60 vjeç. “Indikatorët dëshmojnë që në Shqipëri situata është e qetë. Masat janë lehtësuar dhe sezoni turistik po vazhdon. Ata që janë në spital janë në moshë mesatare mbi 60 vjeç, iu është ofruar vaksinimi, por kanë zgjedhur të mos vaksinohen ndaj dhe poi u nënshtrohen trajnimeve mjekësore. Komiteti i Ekspertëve duke u bazuar tek të dhënat epidemologjike dhe vaksinimi masiv, propozon zgjatjen e orarit të muzikës në 23:00 ndërsa masat e tjera mbeten në fuqi siç kanë qenë më përpara, pra masat që u vendosën në datë 1 korrik”, tha Rakacolli.
Situata

Mjeku Dhimitër Kraja, analizoi situatën në spitalin COVID-1. Ai tha se aktualisht në këtë spital po trajtohen 5 qytetarë, ndërsa shtoi se mosha e tyre është relativisht e madhe. Mjeku inkurajoi qytetarët që të vaksinohen, duke nënvizuar se vaksinat që ndodhen në Shqipëri janë efektive ndaj pandemisë. “Gjendja në spitalin COVID-1, është shumë e qetë. Ka çdo orë 5 të sëmurë që janë pozitivë dhe 2 të sëmurë të tjerë që po ndiqen dhe që janë negativë, gjithsej janë 5 të sëmurë. Karakteristikë e këtyre të sëmurëve janë mosha relativisht e madhe mbi 65 vjeç e sipër. Asnjëri prej tyre nuk është i vaksinuar, me asnjë dozë të vaksinave”, tha ai. Shtimin e rasteve mjeku Kraja e ligji dhe me vaksinimin. “Kjo situatë nuk është e rastësishme, përkon me atë periudhë që vjen pas një vaksinimi dhe pas kohës që jep efektet në mbrojtjen e organizmit. Përkon me fazën e post-vaksinimit, kjo është një shenjë e mirë, vaksinat në vend janë efikase, mbrojtëse, po funksionojnë shumë mirë. Asnjë prej të sëmurëve nuk e kanë kaluar më parë COVID-in. Kjo nxjerr detyrën që një përkushtim në drejtim të rasteve që s’janë vaksinuar dhe janë të kujdesshëm. Janë fakte të forta, që vijnë nga qendra e COVID-it, që duhet t’i ketë parasysh këto ngjarje”, tha mjeku.
Fico

Lexo edhe :  50 Cent padit ish-partneren për shpifje

Shefja e ISHP-së, Albana Fico ka dhënë detaje sa i përket situatës së COVID-19 në vendin tonë. “Numri i rasteve aktive është rritur, por mbetemi në një incidencë 5 për 100 mijë persona, të shtruar në spitale COVID janë 5 pacientë, nuk kemi persona në reanimacion, numri i vdekjeve ka qenë zero për ditë me radhë, ndërkohë që për raportin e fataliteteve mbetet në 9.1% ka edhe një rritje të lehtë të pozitivitetit të mostrës. Efekt ka dhënë edhe vaksinimi. Nuk kemi një përgjigje për variantin Delta, e rëndësishme që përtej vaksinimit duhet të shohim me përparësi dhe të shohim masat e vendosura nga autoritete shëndetësore”, tha Fico.

Pandemia rrit sëmundshmërinë, fluks pacientësh në QSUT, mbi 200 urgjenca në ditë
Ditët më të nxehta të verës shënojnë edhe pikun e urgjencave shëndetësore. Mbi 200 pacientë i drejtohen çdo ditë urgjencës polivalente në qendrën spitalore “Nënë Tereza”. Shefi i këtij shërbimi tregon se i nxehti nuk është i vetmi faktor në rritjen e sëmundshmërisë në këtë periudhë. Për doktor Eqerem Hasanin pandemia e koronavirusit ka lënë shumë sëmundje pa trajtuar. A janë temperaturat e larta faktor? Padyshim, por faktor kryesor është pandemia, sepse shumë pacientë kronikë ishin ndrydhur nga frika për të ardhur në spital, dhe tani i nxehti ka ndihmuar që të shpërthejë gjithçka”, thotë mjeku. Pjesën më të madhe të urgjencave vijnë nga pacientët e mbi 60 vjeç. Shqetësimet kryesore vijnë për shkak të problemeve kardiake, nga diabeti dhe hipertensioni. Shefi i urgjencës së QSUT thotë se këtë periudhë nuk mungojnë as virozat e stinës që mund të ngatërrohen edhe me shenjat e koronavirusit. Këta paciente i nënshtrohen edhe testit për Covid. Në këto ditë të nxehta, mjekët rekomandojnë veçanërisht të moshuarit dhe të sëmurët kronikë, të shmangin daljet në pikun e vapës si dhe të konsumojnë lëngje d

Të fundit

Balluku inspekton punimet në aksin Thumanë-Kashar: Po punohet me ritme të shpejta

Janë drejt përfundimit punimet për ndërtimin e aksit rrugor Thumanë – Kashar, ndersa 30 qershori është dita kur parashikohet...

Konflikt i çastit apo hakmarrje?/ Pistat ku po heton policia mbi ngjarjen në Fier

Të dhëna të reja në lidhje me vrasjen e efektivit të Shqiponjave në fshatin Nbaltëz në Fier. Viktima dhe babai i tij janë punonjës policie...

Kryeministri grek mbërrin në Ankara për tu takuar me Erdogan

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka mbërritur pak minuta më parë në Ankara për takimin me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Kryeministri grek është pritur...

Cilat janë degët që kanë pësuar rënie të kërkesave për regjistrim dhe cilat rritje

Ndjekja e studimeve të larta po strukturohet me nevojat e tregut global të punës, teksa shihet një prirje në rritje për degët e mjekësisë...

Vrasja e efektivit të Shqiponjave në Fier, zbulohet identiteti i autorit

Zbulohet identiteti i autorit i vrasjes së efektivit të Shqiponjave në Fier. Bëhet fjalë për shtetasin Asllan Mernica i njohur edhe si Azgan Mernica. Autori...

Lajme të tjera

Web TV