Trafikoi 2 tonë kokainë nga Karaibet në Greqi, dënohet me burg përjetë “doktori” shqiptar (Emri)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aleksandër Pemaj është dënuar me burgim të përjetshëm për trafikun e 1.2 ton kokainë nga ishulli St. Vincent në Karaibe drejt Greqisë.

Operacioni e ka zanafillën në vitin 2020 teksa Pemaj u arrestua në cilësinë e organizatorit. Bashkë me të edhe 4 të tjerë janë dënuar nga Gjykata greke me burg të përjetshëm. 8 të pandehurit e tjerë u dënuan me 12 deri në 18 vjet burg.

Kokaina u kap në Greqi, në  Agios Vikentios në Astakos, Etoloakarnania në 2020, teksa Sandër Pemaj nuk është një emër i panjohur për drejtësinë greke.

Ai ka qenë disa herë në burg, madje emri i tij njihet gjerësisht për përplasjen me armë me policinë greke në lagjen Virona të Athinës, ku protagonistë ishin dhe Marian Kolaj që u vra më pas në kufirin greko-shqiptar dhe Nikolla Todi që u ekzekutua në vend.

Sasia e kokainës që kapte vlerën e 50 milion eurove ishte gati për tu hedhur në tregun e paligjshëm të Europës dhe Afrikën Perëndimore, por u kap në një banesë në Greqi pasi kishte ardhur me një varkë me vela nga Karaibet. ‘Truri’ i organizatës që bëri transportin thirrej ‘Doktori’ dhe ishte shqiptar.

Në operacion morën pjesë dhe dy policë të infiltruar që dëshmua dhe në gjyq ndaj të akuzuarve teksa në transportin e drogës ishin përfshirë disa shqiptarë.

Të fundit

SHBA kundër gjobave të BE-së për “Apple” dhe “Meta”: Një formë e re e zhvatjes ekonomike

SHBA kritikon gjobat e BE-së për Apple dhe Meta. Për Shtëpinë e Bardhë, ato janë “një formë e re...

Shqipëria pezullon marrëveshjen për lëvizjen pa viza me këtë vend

ëshilli i Ministrave ka vendosur të pezullojë marrëveshjen për heqjen reciproke të vizave me Republikën e Bjellorusisë. Vendimi është marrë me propozimin e ministrit për...

Shqipëria në kërkim të pilotëve ushtarakë, “Kayo” do të merret me trajnimin e tyre

Shqipëria vijon t’i mbajë sytë te ushtria. Vendi synon të shtojë flotën e pilotëve të avionëve luftarakë. Për përgatitjen e tyre është ngarkuar KAYO,...

GJKKO konfiskon apartamentin e ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja

GJKKO ka konfiskuar apartamentin e ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja. Dedja u shpall fajtor nga Gjykata e Shkallës së parë dhe më pas Apeli...

Edmond Llabani emërohet drejtor i komanduar i burgut të Peqinit

Pas dorëheqjes së papritur të Florenc Dokës, Edmond Llabani është emëruar drejtor i komanduar i burgut të Peqinit, deri në përzgjedhjen e një drejtori...

Lajme të tjera

Web TV