A do të shtrëngohen masat nëse konfirmohet varianti Delta? Zv.ministrja zbulon planin e qeverisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëse mbërritja e variantit Delta në vend konfirmohet, situata epidemiologjike e koronavirusit do të rivlerësohet.

Lajmi bëhet i ditur nga zëvendësministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini , sipas së cilës çdo element përkundrejt masave shtrënguese do të varet nga situata epidemiologjike, dhe nga ecuria e rasteve në vijim.

 “Konfirmimi i sinjaleve të dyshimeve përkundrejt të dhënave laboratorike, pas konfirmimit nga Berlini do të japë një qasje ndryshe, përkundrejt qarkullimit të Deltës. Në kuptimin që do të përforcohen akoma më shumë masat e distancimit fizik, elementët e higjinës personale, vendosjes së maskës në ambjente të brendshme. Deri në këto momente Shqipëria ka përvijuar me masa të karakterit të moderuar, që nuk kanë qenë drastike.

Sigurisht, evidentimi i agresivitetit, i transmetueshmërisë, numrit të rasteve, të dhënave epidemiologjike, numrit të rasteve që do të hospitalizohen, pozitivitetit në 24 orë, do të rivlerësohen më pas me qarkullimin e variantit Delta. Ashtu sikundër ne vlerësuam variantin britanik, ku bëmë ato tranzitet ajrore me Britaninë e Madhe.  Çdo element përkundrejt masave shtrënguese varet nga situata epidemiologjike, ecuria e rasteve në vijim por dhe konfirmimit nga Berlini.”, u shpreh Tomini.

Të fundit

E rëndë në Dukat, qëllohen me armë 22 kuaj

22 kuaj janë qëlluar me armë tip çifte në zonën Dukat–Llogara në afërsi të zonës Gropat e Pirit, ku...

Rrëfehet Edita Tahiri: Amerikanët më ofruan postin e presidentes, Haradinaj më pengoi

Ish-zv/kryeministrja Edita Tahiri në një intervistë për Klan News hodhi dritë mbi një episod të paditur më parë, ku asaj iu ofrua posti i...

Protesta në Kosovë, jo për emra, por për vlera!

Nga Fejzo Subashi Protesta në Kosovë është kërkesa dhe këmbëngulja, e një populli të tërë në të katër anët e Botës kudo që ndodhet,  që...

Kam parë se si Rusia torturon të burgosurit e luftës

Nga Alice Edwards* Një nga pak sukseset që kanë dalë nga negociatat e fundit të paqes midis Ukrainës dhe Rusisë kanë qenë marrëveshjet për shkëmbime...

“Mirror”: Shqipëria, destinacioni i bekuar me klimë mesdhetare

E bekuar me një klimë mesdhetare dhe temperatura të ngrohta që arrijnë deri në 30 gradë Celsius, Shqipëria është një parajsë për adhuruesit e...

Lajme të tjera

Web TV