Covid-19/ Rritja e rasteve të infeksionit izolon mbi 13 milionë australianë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më shumë se 13 milionë australianë – rreth gjysma e popullsisë – janë në izolim, pas rritjes së kufizimeve, si pasojë e përhapjes së variantit Delta të koronavirusit.

 

Australia Jugore, territor me 1.7 milion banorë, i është bashkuar Viktorias dhe disa pjesëve të Uellsit të Ri Jugor, duke fuqizuar masën e izolimit të martën.

Banorët e kësaj zone do të qëndrojnë për shtatë ditë nëpër shtëpi, pas identifikimit të pesë infektimeve. Zemërimi është duke u rritur në këtë vend rreth strategjisë së izolimit, pasi dy qytetet më të mëdha, Sidnej dhe Melbërn po përballen me paqartësi rreth asaj se kur do të hapen.

Deri së fundmi, Australia është lavdëruar për strategjinë e mbylljes së kufijve, programeve të karantinës dhe izolimeve të shpejta. Prej fillimit të pandemisë, ky vend ka regjistruar më pak se 1,000 viktima me koronavirus.

 

Mirëpo shpërthimet e reja me variantin Delta, kanë krijuar sfida të reja, si dhe kanë vënë në pah shkallën e ulët të vaksinimit në këtë vend.

 

Të fundit

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja?/ Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 24 maj 2025, dollari amerikan blihet me 86.2 lekë dhe shitet me 87.4 lekë. Euro blihet me 97.8 lekë dhe shitet 98.6 lekë. Franga...

Parashikimi i motit për sot, 24 maj 2025

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se sot vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të...

Titulli kampion i takon Napolit të Contes, Inter bën detyrën ndaj Comos

Napoli fiton zyrtarisht titullin në Serie A. Napoletanët “kurorëzohen” si kampion në Itali, pas triumfit 2-0 ndaj Cagliarit, në ndeshjen e luajtur në “Diego...

Gjykata rrëzon Trump për çështjen e Universitetit të Harvardit

Një gjykatë federale në SHBA ka pezulluar përkohësisht vendimin e administratës Trump për t’i ndaluar Universitetit të Harvardit regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë. Vendimi erdhi disa...

Lajme të tjera

Web TV