Rindërtimi i banesave pas tërmetit, Veliaj familjes Nela: Po ndërtohen edhe 62 shtëpi të tjera

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mes mijëra familjeve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019 të cilave po u rindërtohen shtëpitë nga e para, kanë përfituar edhe familjarët të Havzi Nelës, poetit të pushkatuar nga regjimi komunist 33 vite më parë. Familja Islamaj e ardhur nga Kukësi në Petrelës u vizitua ditën e sotme nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili përveç urimit për shtëpinë e re, u shpreh se puna për rindërtimin nuk ka ngjyra partiake dhe ndasi politike. Veliaj tha se në Petrelë po vijon puna edhe gjatë ditëve të nxehta të verës për përfundimin e 62 shtëpive të mbetura që u dëmtuan nga tërmeti në Tiranë.

 

“Kjo punë nuk bëhet pa bashkëpunim. Nëse secili jep një dorë, si shtëpia e Nazmies po ndërtohen edhe 62 shtëpi të tjera. Kushdo që na sheh duhet të kuptojë se ashtu siç u bë kjo shtëpi, do bëhen edhe të tjerat. Shumica e njerëzve do shkojnë për pushime, por ne jemi ajo pakica që do duhet t’i çojë këto punë deri në fund, duke shfrytëzuar kohën tani që rrugët janë të lira, që ka rënë pak fluksi”, u shpreh Veliaj.

 

Më tej, Veliaj u shpreh se në kopshtin e ri në Fikas dhe në shkollën në Mangull kanë filluar regjistrimet e fëmijëve, të cilët nuk do të kenë më nevojë të humbin kohë me mjete të ndryshme transporti për të shkuar në shkollë, por do t’i kenë pranë shtëpisë.

 

“Hapja e shkollës së re dhe kopshtit na jep një mundësi që t’u themi banorëve: Për sa kohë që gjithë të pasurit e Tiranës po mundohen të vijnë në Petrelë e në Farkë, nuk ka asnjë sens që fëmijët e Farkës e Petrelës t’i hipin fugonit për të shkuar në Tiranë. Nga kopshti deri në gjimnaz, fëmijët s’kanë nevojë të bëjnë vara-vingo. Do të duhet ta japim këtë mesazh dhe nuk ka nevojë fare që të hyjmë mik për t’i çuar te shkollat e Tiranës e kalamajtë të harxhojnë një orë për të shkuar e një orë për të ardhur, tani që hapen shkollat e reja”, tha Veliaj.

 

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV