“Vjosa Park Kombëtar”, slogani për mbrojtjen e lumit shpaloset në sheshin Duomo në Milano

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Slogani “Vjosa Park Kombëtar Tani” është shpalosur në sheshin Duomo në Milano, Itali.  Ideja është realizuar nga disa aktivistë që kërkojnë mbrojtjen e lumit Vjosa. Aktivistët e Patagonia Milan kanë theksuar se një banderolë e ngjashme do të shpaloset së shpejti në Mbretërinë e Bashkuar. Fotografitë janë realizuar nga Paolo Aralla & Bapu Srlst.

Sjellim në vëmendje se rrej vitesh, një sërë projektesh për ndërtime të hidrocentraleve kanë rrezikuar shkatërrimin e Lumi i Vjosës në Shqipëri e konsideruar si një pasuri e Europës. Për ta parandaluar këtë janë ndërmarrë një sërë nismash prej vitesh për të shpallur Vjosën Park Kombëtar, në mënyrë që të mbrohet nga çdo lloj ndërtimi nga dora e njeriut.

Lumi i Vjosës në Shqipëri është një ndër lumenjtë e fundit të egër dhe të pa prekur nga dora e njeriut, që ekzistojnë në Europë. Me një gjatësi prej 270 km, i ndarë në kanione, lumenj të ndërthurur, ishuj dhe gjarpërime të rrëmbyeshme, Vjosa lidh shtetet e Europës së bashku.

Të fundit

Lulzim Basha: Qytetarët e kanë kuptuar agoninë e Ramës, votoni 4!

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, u ndal sot në Njësinë 11 në Tiranë ku zhvilloi takime me...

‘Certifikohet’ Aeroporti i Vlorës, ulet avioni i parë! Fluturimet e para nisin në verë

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës pritet të shndërrohet në një tjetër portë të madhe për të gjithë vizitorët që zgjedhin Shqipërinë për ta vizituar...

Rritja e çmimeve në muajin prill/ Shtrenjtimi erdhi nga zarzavatet, vezët dhe pijet

Muaji prill shënoi një rritje të lehtë të çmimeve në tërësi. INSTAT njoftoi se inflacioni arriti në 2,3 %, nga 2.1 që ishte në...

Feston sot ditëlindjen, Ledioni i bën urimin e veçantë Gjestit

Fituesi i “Big Brother VIP Albania 4”, Gjesti, feston sot ditëlindjen dhe urimet për të kanë vërshuar në rrjetet sociale. Por ndër të gjitha...

“Zoti na e zbriti Ramën në vitin 2013”, kandidati socialist i thur lavde kryeministrit

Kandidati i Partisë Socialiste në qarkun e Elbasanit, Shkëlqim Bullari, u ka bërë thirrje qytetarëve që më 11 Maj, ditën e diel, të votojnë...

Lajme të tjera

Web TV