Bypass-i i Gjirokastrës/ Margariti: UNESCO nuk kërkoi ndërprerjen e punimeve, do të sjellin ekspertë për monitorim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ndërsa inspektoi sot punimet në Bypass-in e Gjirokastrës, i dha përgjigje edhe disa lajmeve që qarkulluan një ditë më parë në media, ku thuhej se UNESCO doli me një rezolutë duke kërkuar pezullimin e punimeve. Për mediat, Margariti u shpreh se është bërë një abuzim në lidhje me këtë lajm, ndërsa sqaron se UNESCO nuk ka kërkuar ndërprerjen e punimeve, por që të sjellin ekspertë të tyre për të kryer një monitorim.

Sipas Margaritit, punimet për Bypass-in e Gjirokastrës vijojnë duke qenë edhe në kontakt me UNESCO-n dhe duke ndjekur rekomandimet e tyre, në lidhje me objektet me vlerë arkeologjike që mund të dalin nga gërmimet.

“Më vjen keq për të gjithë abuzimit që është bërë mediatikisht për të gjithë komunikimin që ne kemi patur me UNESCO. Është një komunikim i hershëm që kemi mbajtur me UNESCO-n si për çdo projekt të tillë. Në këtë rast ne kemi patur në fillim të qershorit prej tyre një komunikim për një draft menaxhimi dhe ata nuk janë shprehur që të pezullohen punimet sepse bien ndesh me vlerat e shtuara, por duan të sjellin një monitorim të ekspertëve të tyre, siç ka ndodhur dhe në shumë raste të tjera. Zgjidhja që ne kemi propozuar në UNESCO lidhet me shumë problematika të tjera të qytetarëve.

Në fokusin tonë dhe nga rekomandimet e lënë nga UNESCO, ne duam të bëjmë që qendra historike dhe ndërhyrja në qafën e pazarit, të mos jetë më një hapësirë historike ku kalojnë makina. Faza në të cilën ne jemi, është fazë emergjente për pjesën e erozioneve, sistemin e përroit dhe është fazë përgatitore për projektin finalizues për Bypass-in dhe sigurisht që jemi në komunikime me UNESCO-n dhe patjetër ne do të presim edhe rekomandimet nga UNESCO”, tha Margariti.

Lexo edhe :  Si po e rrit turizmi varësinë nga importet, 1.5 miliardë euro në vit dalin jashtë

Kujtojmë se Gjirokastra është qytet i përfshirë në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s që në vitin 2005.

Të fundit

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Furnizimi me ujë, raporti i ERRU-së: Në Kamëz dhe Vorë ka 4-8 orë në ditë

Uji me orar vijon të shoqërojë pjesën më të madhe të bashkive në vend, dhe premtimi i kahershëm për furnizim 24 orë në të...

Lapaj: Kërkoj falje për gabimin, Shabani ka prerë në besë 64 mijë shqiptarë

Në daljen e parë pas debatit publik me Endri Shabanin, kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj rrëfeu se formulën me familjarët në listën e...

Lajme të tjera

Web TV