“Shkova vullnetarisht”! Dëshmia e të akuzuarit për përdhunimin e Miss Kosovës: Kryem marrëdhënie me dëshirë

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Ditë më parë u bë publike rrënqethëse e Miss Kosovës, Tuti Sejdiu, e cila zbuloi se ishte përdhunuar dhe trafikuar në Serbi nga fqinji i saj në moshën 13-vjeçare.

Ndërkohë janë zbuluar detaje të reja nga historia tronditëse e Missit.

Gazeta Express ka publikuar një pjesë të aktgjykimit të Gjykatës Themelore të Gjilanit mbi çështjen e Tuti Sejdiut, ku thuhet se i akuzuari, asokohe ishte 35 vjeç, tani 40-vjeç, është dënuar në vitin 2016 me katër vite burg për veprën penale që sipas legjislacionit të Kosovës cilësohet si “keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16-vjeçare” nga Gjykata Themelore. Por vendimi është apeluar dhe dënimi ndaj tij është “zbutur” në 3 vite burg.

Ndërsa në aktgjykim nuk përmendet fakti që Miss Kosova është përdhunuar apo trafikuar nga fqinji i saj.

Në dosje, thuhet se 40-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale më Tuti Sejdiun, atëherë 13-vjeç, në shtator të vitit 2015 në vende të ndryshme në Gjilan, si edhe në Serbi nga data 1 tetor 2015 deri më datën 6 tetor.

Sipas aktgjykimit, i pandehuri është arratisur në Serbi kur “familja e të miturës zbuloi lidhjen e tyre dhe është vetëdorëzuar në polici në Gjilan më 15 tetor”.

“A.K., 1981,. është fajtor sepse gjatë muajit shtator të vitit 2015 në vende të ndryshme në Gjilan, e pastaj më 26 shtator të vitit 2015 rreth orës 01:00, te moteli “C…”, në rrugën Gjilan-Ferizaj dhe gjatë qëndrimit të qytetit Shabac të Serbisë nga data 1 tetor 2015 deri më datën 6 tetor 2015 e ka keqpërdor seksualisht personin nën moshën 16-vjeç, tani të dëmtuarën e mitur Sh.S. e lindur në vitin 2002, duke kryer marrëdhënie seksuale me të. Pasi që është zbuluar lidhja e të miturës me të pandehurin nga të afërmit e saj, i akuzuari është arratisur në Serbi. Ndërsa më 15 tetor 2016 ai është dorëzuar në stacionin policor në Gjilan. Është vërtetuar se i akuzuari ka kryer veprën penale “keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16-vjeçare”. Gjykohet me burgim në kohëzgjatje prej 4-vjetësh”, thuhet në aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Gjilanit.

Dëshmia e të akuzuarit në aktgjykim: Marrëdhënia seksuale me dëshirë

Ndërkohë i akuzuari ka pranuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën, por sipas tij, kjo ka ndodhur me dëshirën e e saj.

Lexo edhe :  Balla uron besimtarët Myslimanë nga Elbasani: Pas dy viteve të vështira është momenti të jemi më shumë solidarë

Ai ka deklaruar se janë njohur në Gjilan, ku edhe kanë shkëmbyer puthje, dhe prej atij momenti kanë komunikuar me telefonin e babait të Tuti Sejdiut.

Ndërsa një ditë pas njohjes kanë shkuar në motel ku edhe kanë kryer marrëdhënie seksuale. 40-vjeçari ka deklaruar se nuk e dinte që Miss Kosova ishte 13-vjeçe, por mendonte se ishte 16-vjeçe.

“Kam filluar të punoj në shitoren time në Gjilan, aty ka ardhur e dëmtuara dhe kemi shkëmbyer puthje. Prej atij momenti ka filluar lidhja dhe komunikimi përmes telefonit të babait të saj. Të nesërmen kemi shkuar te motel “C..”, dhe aty kemi pasur marrëdhënie seksuale me vetëdëshirën dhe iniciativën e të dëmtuarës, edhe më herët ajo kishte pasur marrëdhënie seksuale. E kam ditur që e dëmtuara është e mitur, por nuk e kam ditur që është nën moshën 16-vjeç”, dëshmoi ai.

Dëshmia Tuti Sejdiut në aktgjykim: Shkova vullnetarisht

Ndërkohë në dosje është edhe dëshmia e Tuti Sejdiut se cila ka deklaruar: “Edhe pse fillimisht kam shkuar vullnetarisht, ndërkohë kam kërkuar nga ai që të më lëshojë. Gjithashtu, i akuzuari m’i ka dhënë edhe 10 euro dhe e ka ditur për moshën time. Është e vërtetë që kam dalur me të akuzuarin dhe kemi shkuar në motel në Gjilan dhe gjatë kohës sa kemi qëndruar aty, kemi pasur marrëdhënie seksuale dhe i njëjti ka kërkuar nga unë që t’i bëj disa foto, kinse për pasaportë, në mënyrë që të udhëtojmë për Kanada, duke kërkuar nga unë që të mos pranoj, nëse dikush më pyet për lidhjen tonë. Ai ka bërë plane që të shëtisim, por gjithmonë ka thënë që së pari ta arrij moshën madhore, që nënkupton se e ka ditur që unë jam e mitur.”

Në dëshninë e saj, ka deklaruar se për lidhjen e tyre fillimisht e ka ditur e motra, e cila më pas i ka treguar prindërve.

“Pastaj, babai ka kërkuar që të shkoj te gjinekologu dhe në polici. Unë fillimisht kam pranuar, me të vetmen arsye që të kem mundësi me ikë nga shtëpia dhe kam ikur”, është rrëfimi i Tuti Sejdiut në aktgjykim.


Të fundit

E trishtë/ Ndahet nga jeta shkrimtarja dhe gazetarja e njohur Vera Isaku,

Shkrimtarja dhe gazetarja e njohur Vera Isaku, është ndarë nga jeta sot në moshën 66-vjeçare. Familjarët njoftojnë se Isaku...

Manastirliu apel qytetarëve të pavaksinuar: Drejtohuni sa më parë në qendrën më të afërt

Në të gjithë vendin vijon java e hapur për vaksinimin e të gjithë personave mbi moshën 18 vjeç. Sipas Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu,...

Bilanci 5-vjeçar i Vettingut, 155 gjyqtarë e prokurorë të larguar

5-vjetori i miratimit me 140 vota në Parlament i reformës në drejtësi e gjen sistemin ende me problematika dhe sfida të mëdha, por me...

“Dua të jem shqiptarja e parë në Bundestag”/ Kush është 21-vjeçarja që po garon për deputete në Gjermani

Dafina Berisha, 21-vjeçarja nga Kosova dëshiron të bëhet e para shqiptare në Bundestagun gjerman. Ajo garon si kandidate nga Partia Social Demokrate (SPD) dhe premton...

Tërmeti “shkund” Greqinë, lëkundjet ndihen edhe në Shqipëri

Një tërmet me magnitudë 4.4 e shkallës Richter ka tronditur Greqinë pasditen e sotme. Epiqendra e tërmetit ishte në Janinë, ndërkohë që lëkundjet janë ndjerë...

Lajme të tjera

Web TV