Greqi/ Policia konfiskon 350 kg kokainë në portin e Pireut

Një sasi prej 350 kg kokainë është sekuestruar sot në Portin e Pireut, në Greqi.

Mediat fqinje raportojnë se droga është gjetur në një kontejner të nisur nga Guatemala, që përmbante thasë me kafe.

Operacioni vijon ende nga policia e Athinës në bashkëpunim me DEA Amerikane.