Lirimi nga qelia i Tires/ Vajza e pacientes që humbi jetën nga Covid: E vrau, të marrë atë që meriton!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eltjana Sinanaj, nëna e së cilës muaj më parë ndërroi jetë në spitalin covid 2 në gjendje të mjerueshme, pasi ishte lënë pa ujë e bukë, endet dyerve të drejtësisë, me shpresën se sanitarja Tire Alldervishi do të ndëshkohet për krimin.

Dalja nga qelia e sanitares dhe dërgimi i saj në arrest shtëpie nga gjykata e Tiranës, e ka tronditur shumë Etljanën.

”Është e pamundur edhe për mua, që fëmijët e saj të rrinë me të, të gëzojnë me të, dhe unë të shkoj të varri i mamit dhe të puth vetëm emrin e saj. Për mua dhe familjarët e mi dhe të afërmit e mi, është një vrasje me paramendim.” – thote ajo.

Etljana thotë se i dorëzoi prokurorisë prova të pakundërshtueshme se nënën e saj e lanë të vdiste, pasi nuk i dhanë asnjë shërbim. Ajo dyshon se Tirja nuk është fajtorja e vetme, por ka edhe bashkëpunëtorët.

“Dyshimi është në të gjithë stafin që ka qenë në atë kat, në pavionin e dytë, sepse Tirja ishte në pavionin e tretë, nuk kishte të bënte fare me mamin tim.”

Mes lotësh ajo rrëfen se mori borxhe për të blerë edhe oksigjenin, vetëm e vetëm që nëna e saj të përmirësohej, por më vonë kuptoi se sakrifica e saj nuk vlejti. Sot për të, vetëm një gjë ka rëndësi. Të gjejë drejtësi për vdekjen e nënës.

“Dua që ajo të marrë dënimin që meriton. Drejtësia të shkojë deri në fund për mamin tim. Sepse jo vetëm mami im, por askush nuk e meriton, atë që përjetoi mami im në atë spital.”

Eltjana thotë se askush nuk i kërkoi falje për vdekjen e nënës, madje as drejtori i spitalit nuk e telefonoi për ta ngushëlluar. Ndaj ka vendosur ta hedhë në gjyq këtë institucion dhe të kërkojë dëmshpërblim./BW

Të fundit

Luiz Ejlli surprizon Kiarën me dhuratën magjike për Shën Valentin

Nuk është rastësi që çifti i famshëm, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito, po kapin vëmendjen e publikut shqiptar këtë...

Bashkia ndihmë prej 300 mijë lekësh për familjen e vajzës që i dha fund jetës

Pas ngjarjes tragjike në Gjirokastër, ku një 17-vjeçare i dha fund jetës pasi dyshohet se bullizohej për shkak se ishte e varfër, Bashkia e...

“Më ka zhgënjyer”/ Zebervoki me deklaratë të fortë per Eglin, ja çfarë zbulon

Dy banorët e Big Brother VIP Albania, Gjesti dhe Egli, janë në qendër të vëmendjes ditët e fundit. Dyshja kishin krijuar një raport të...

Kush po kërkon trazira para zgjedhjeve ?

Nga ARTUR AJAZI “Në rast se, mblidhen edhe njëherë njerëz para SPAK-ut, unë do të bëj antimiting”. Këtë kërcënim e ka bërë 2 ditë më...

Greqia përfshihet nga moti i keq, qarkullimi ndalohet në disa rrugë të Zakinthos

Greqia po përballet me kushte të këqija moti, me reshje të dendura shiu dhe erëra të forta. Policia Rrugore e Zakinthosit ka njoftuar se...

Lajme të tjera

Web TV