Para-sezoni i Barcelonës është i mirë për disa gjëra.
Duke e vendosur ekipin së bashku, evidentohen lojtarë që ishin ‘të padukshëm’, të cilëve u jepet mundësia që të fitojnë popullaritet dhe gjithashtu tu rritet vlera. Në miqësoren e parë që u luajt kundër Nàstic , Rey Manaj (24 vjeç), golashënuesi më i mirë i Barça B , u rrit në çmim me hat-trikun që ai realizoi.
Do të jetë një biznes i mirë për Barcelonën , që pagoi një milion euro Albacete . Mund të jetë një rast i ngjashëm me Todibo, mbrojtës qëndror për të cilin katalanasit paguan një milion euro dhe i cili përfundoi duke u transferuar tek Nice, një ekip në të cilin ai luajti si huazim dhe tani do të sjellë 8.5 milion euro në arkat e klubit.
Një tjetër nga protagonistët e ndeshjes së parë të fazës së re Blaugrana ishte Alex Collado , autori i një goli me një kërcim, i cili në fund të lojës deklaroi:
“ Unë nuk do të kthehem në Barça B. Unë jam duke punuar për të qëndruar në ekipin e parë ”. Këto deklarata janë pjesë e fushatës për të ulur pagat dhe rinovimet, me një Barcelonë që po punon intensivisht në këtë drejtim. Ndryshimi i agjentëve ka çuar në pozicione ekstreme për rinovim dhe negociata për t’u zgjatur.
Ndërsa Barça po përcakton skuadrën me një sy në performancën sportive dhe një tjetër në merkato, ekipi do të luajë miqësore si ajo e djeshmja e cila, në fund të fundit, gjithashtu mund të ndihmojë në marrjen e vendimeve pasi ajo vitrinë shërben për klube të tjera që mund të tregojë interes për futbollistët blaugrana.
Nga debutimet e djeshëm pati detaje, analiza kohore dhe disa përfundime, por ekipi i Koeman tashmë ka filluar dhe gradualisht do të formojë skuadrën e sezonit të ardhshëm në mënyrë që ekipi aktua të ndërthuret me të rinjtë e uritur.