Kontrolle intensive me dronë, radarë e kamera, policia çon në pranga 10 shoferë në 24 orët e fundit

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, shpejtësi që cenojnë sigurinë e jetës në rrugë, parakalime të gabuara dhe shkelje të tjera janë konstatuar gjatë 24 orëve të fundit nga kontrollet permanente të Policisë Rrugore në të gjithë vendin.

Kontrollet intensive nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë dhe Sektorët e Policisë Rrugore në DVP-të, duke përdorur dronë, radarë, kamera, aparate fotografike, makina të paloguara, gjatë 24 orëve të fundit, kanë çuar në pranga 10 drejtues mjetesh, nga të cilët 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 4 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Përgjatë kontrolleve parandaluese të alternuara, me qëllim konstatimin dhe verifikimin e shkeljeve që janë burim për aksidentet rrugore, nga efektivët e Policisë Rrugore Shkodër është goditur një tjetër rast i mitëdhënies. Shtetasi A. A., 38 vjeç, banues në Shkodër, duke drejtuar mjetin “Audi”, me xhama të riveshur, i ka ofruar punonjësit të Policisë Rrugore, shumën 1500 lekë, për të shmangur masën administrative.

Telefonata e një qytetari ka parandaluar një ngjare të mundshme rrugore me pasoja për jetën në Shkodër. Pas telefonatës nga qytetari, që raportoi se në rrugën Velipojë-Shkodër, një automjet tip “Ford” kryente parakalime të rrezikshme, shërbimet e Policisë Rrugore bënë të mundur ndalimin e mjetit tek vendi i quajtur “Harku i Berideces”. Pas testimit për alkool, drejtuesi i mjetit, shtetasi A. H. rezultoi në gjendje të dehur, në masën 1.62 mg/l dhe u arrestua në flagrancë.

Gjatë kontrolleve në 24 orët e fundit janë pezulluar gjithsej 38 leje drejtimi, nga të cilat 25 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 13 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Lexo edhe :  Manovra të rrezikshme dhe të dehur në timon, Policia Rrugore arreston 18 shoferë dhe pezullon 64 leje drejtimi

Si rezultat i kontrolleve intensive dhe denoncimeve të qytetarëve te Komisariati Dixhital apo në numrin 112, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 1707 drejtues mjetesh, për shkelje të Kodit Rrugor që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, konkretisht për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, për parakalime të gabuara, për mospërdorim të rripit të sigurisë, për shpejtësi mbi normat e lejuara, manovra të rrezikshme në rrugë dhe mosrregullim shpejtësie, veçanërisht në qendrat e banuara, për mospërdorim të kaskës mbrojtëse në mjetet me dy rrota, si dhe për mosruajtje të largësisë së sigurisë mes mjeteve.

Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që mos të qarkullojnë me shpejtësi që cenojnë sigurinë e jetës në rrugë, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të mos kryejnë parakalime të gabuara dhe të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.

#MosUbejStatistike🚑
#RregullKujdesDurimDestinacion
#NeJemiAtyPerSigurineTuaj🚔


Të fundit

Kontrolle intensive me dronë, radarë e kamera, policia çon në pranga 10 shoferë në 24 orët e fundit

Drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, shpejtësi që cenojnë sigurinë e jetës në rrugë,...

Makina e policisë përplas 55-vjeçarin me biçikletë në Tiranë, dërgohet në spital

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, ku është përfshirë një mjet i policisë. Ngjarja sipas burimeve zyrtare ka ndodhur në rrugën “Myslym...

Agjencia Ndërkombëtare e Vlerësimit rrit parashikimin për rimëkëmbjen ekonomike, Denaj: Rritja ekonomike 5.7%

Agjencia Ndërkombëtare e Vlerësimit ka rritur parashikimin për rimëkëmbjen ekonomike të vendit. Lajmi u bë me dije nga Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj,...

Pësoi atak kardiak në Euro 2020/ Eriksen mund të kthehet luajë për Interin me këtë kusht

Francesco Braconaro, mjeku që ështtë anëtar i komitetit tekniko-shkencor të FIGC, dha një intervistë për "Radio Kiss Kiss Napoli" në të cilën ai gjithashtu...

Lirimi nga qelia i Tires/ Vajza e pacientes që humbi jetën nga Covid: E vrau, të marrë atë që meriton!

Eltjana Sinanaj, nëna e së cilës muaj më parë ndërroi jetë në spitalin covid 2 në gjendje të mjerueshme, pasi ishte lënë pa ujë...

Lajme të tjera

Web TV