Të shtëna me armë zjarri në plazhin e Zvërnecit pas një sherri të çastit

Të shtëna me armë zjarri raportohen në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në plazhin e Zvërnecit.

Mësohet se pas një konflikti mes disa personave, njëri prej tyre ka qëlluar tre herë në ajër.

Për pasojë nuk raportohet për të lënduar në njerëz. Ndërkaq në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë, pasi kanë marrë njoftimin për të shtëna.

Policia ende në kontroll për gëzhojat. Dyshohet se personi që ka qëlluar ka qenë në lëvizje me motor.