Lufta kundër trafikut ka ndryshuar kah

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Plator Nesturi

 

Trafiku i narkotikëve nga grupet shqiptare zë vend kryesor sërish në mediat evropiane. Lajmet që vijnë nga vendet fqinje për goditjen e strukturave kriminale dhe sekuestrimin e sasive të drogës, dhe deri në arrestimet e DEA në Kolumbi të trafikantëve shqiptarë, kanë qenë në fokus të medias. Periudha e verës në fakt ka qenë çdo vit e ngarkuar me ngjarje të tilla. Sidoqftë kemi një ndryshim të dukshëm krahasuar me vitet e shkuara. Njoftimet për goditjen e grupeve kriminale e kryesisht të trafiqeve vinin kryesisht nga jashtë. Në këtë vit duket se ka një angazhim më të madh të insitucioneve shqiptare në luftën kundër trafiqeve. Kemi një sërë operacionesh të organeve ligjzbatuese, që kanë patur sukses si në sekuestrimin e sasive të konsiderueshme të drogës në territorin shqiptar ashtu dhe bashkëpunime me institucionet analoge të partnerëve ndërkombëtare. Në këtë vit, jemi të ndërgjegjshëm që rezultatet ndaj krimit në përgjithësi dhe trafiqeve kanë qenë më efektive, çka jep një besueshmeri më të madhe si institucioneve të reja të drejtësisë ashtu dhe uniformave blu. Krimi dhe bota rreth tij nuk u shpik apo u shfaq sot. Ajo aty ka qenë dhe në aktivitetin e saj ajo nuk njeh ngjyra partiake, por si qëllim të saj ka realizimin e një fitimi të shpejtë. Dikur, nga vetë ambasada amerikane ndërsa përmendej me shqetësim rrezikshmëria e botës së krimit sidomos në ekonominë shqiptare, deklarohej se ka katër klane mafioze e 20 familje në botën e krimit. Kjo dëshmonte dhe përmasat e rrezikshmërisë së tyre dhe se ky realitet ish përftuar pas një peiudhe të gjatë, ku palët politike ose kanë mbyllur sytë, ose i kanë përdohur herë pas here në luftën e tyre ndaj kundështarëve politikë. Sot, në realitet e reja, nuk kemi deklarata për klane fuqiplotë nga ndërkombëtarët. Natyrisht krimi dhe aktivitetet e trafiqeve ekszistojnë dhe do të jenë aty, por është fakt se kemi dhe një rritje të efektshmërisë së punës së Policisë dhe organeve të drejtësisë. Vetë reforma në drejtësi duket se po jep efektet e veta dhe kjo ngjall rritje të besueshmërisë të vetë efektivëve në punën e tyre, kur kohë më parë vetë ata ndiheshin të pafuqishëm përballë krimit. Vite më parë, shkrirja e strukturës së Task Force në Prokurorinë e Tiranës u kritikua rëndë nga ambasada amerikane dhe të BE. Jo thjesht se për prokurorët e gjykatësit ishin harxhuar fonde për specializimin e tyre, por dhe për faktin se si strukturë e specializuar po operonte kryesisht në krimin ekonomik. Dhe ku është krimi ekonomik ndodhet vetë krimi, i rrugës, i trafiqeve, i korrupsionit dhe më gjerë. Heqja e Task Force atëherë pati bekim politik. Sot me mbështetjen e SHBA dhe BE kemi SPAK, që është një realitet më lart si dhe një vullnet politik të ndryshëm. Ka shumë për të bërë por gjithësesi krimi dhe trafiqet nuk mund të luftohen pa një kombinim dhe dëshirë të këtyre vullneteve.

Lexo edhe :  21 janari, 2 prilli, ‘97-ta e Gerdeci, krimet shtetërore që s’kanë shance të zbardhen

 

 

Të fundit

5 arsyet pse mosha nuk llogaritet në një marrëdhënie

Ne të gjithë kemi dëgjuar shumë herë gjatë jetës sonë se mosha nuk ka rëndësi, “mosha është vetëm një...

U nominua për çmimin “Oscar” si aktorja më e mirë! Reagon Ariana Grande

Ariana Grande është nominuar për një çmim Oscar për aktoren më të mirë në rol dytësor, për interpretimin e saj në filmin Wicked, i...

Në PD ka nisur beteja e brëndshme

Nga ARTUR  AJAZI Lista e deputetëve të rinj, mbetet shkaku kryesor i mërzive dhe qejfmbetjeve në PD. Realisht ka nisur beteja e madhe brënda asaj...

4 mënyra të thjeshta si të rrisni aftësitë e të menduarit

Nëse mendoni se të menduarit është një proces që ndodh në mënyrë ideale tek të gjithë njerëzit, në fakt gaboheni! Neuroshkencëtarja Emily McDonald ka...

Çmimet e banesave, ekspertët: Do ketë rritje, periferia e Tiranës ka kërkesat më të larta

Tirana ka vijuar zhvillimin e saj galopant gjatë viteve të fundit, duke u shndërruar në një metropol me ritme të shpejta urbanizimi. Ndërsa çmimet e...

Lajme të tjera

Web TV