Administrata e re/ Rama “thith trurin” e të rinjve që jetojnë jashtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama në kuadër të nismës “Gati për Shqipërinë”, në këtë mandat të tretë pritet që të bëjë ndryshime në administratë. Nisma për të tërhequr studentët ekselentë shqiptarë dhe ata që kanë eksperiencë si nëpunës në në vende të ndryshme të BE-së.

Nga Fernada Cenko

 

Edi Rama gjatë fushatës elektorale premtoi “thithjen e trurit” të të rinjve që punojnë edhe jetojnë për të kontribuar në administratën publike. Ky premtim të Ramës u materializuar dje në një takim me të rinjtë të cilët shfaqen interesin për të punuar dhe për të dhënë kontributin e tyre të administratë, që dhe vetë kryeministri ka treguar pakënaqësi. Rama u takua me të rinjtë ku ka dëgjuar prezantimet për të filluar nismën “Gati për Shqipërinë”. Në këtë sesion të 18-ë, ata kanë shpalosur idetë e tyre para kreut të qeverisë. Të interesuarit janë diplomuar në degë të ndryshme dhe një pjesë kanë edhe eksperiencë në adminisrtaën e vendeve ku jetojnë. Nga ana e tij kryeministri Rama, tha se është gati një aplikacion për të ndjekur këtë proces. Ai theksoi se të gjithë të rinjtë e përfshirë do të takohen me titullarët përkatës, për të shprehur nga afër të gjithë idetë e tyre. “Ky komunikim i sotëm është i pari, vlen një prezantim paraprak. Më pas do të bëhet ndarja sipas fushave dhe në një moment të dytë do të merrni një email, ku do të takoni titullarin përkatës sipas fushës për të bërë një komunikim më të detajuar. Është bërë gati dhe një aplikacion, për të ndjekur ecurinë e procesit”, tha kryeministri. “Jam përgjegjës i marketingut digjital në një kompani të njohur në Itali. Dua të kthehem dhe të jap kontributin tim në këtë fushë”, është shprehur Ervis Kaja, një prej të rinjve. Ndërsa Fjona e cila është avokate në Milano dhe punon si ndihmëse pedagoge në një universitet të Minalos thotë se: “Dua të jap kontributin tim në fushën e tregtisë të lirë”. Eriksan Bregu ka shprehur dëshirën për të kontribuar në Ministrinë e Jashtme, kryesisht në anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Si nisi “nisma”

Zëvendësministrja e Arsimit, Bora Muzhaqi, ka treguar ecurinë e deritanishme të nismës qeveritare “Gati për Shqipërinë”. Në një deklaratë për mediat, ajo tha se deri më tani, kësaj nisme i janë përgjigjur qindra të rinj të shkolluar si brenda dhe jashtë vendit. Qëllimi sipas Muzhaqit është një transformim i administratës shtetërore dhe rritja e nivelit të saj, si në aspektin e vlerave njerëzore, por edhe arsimore. “Jemi këtu Gati për Shqipërinë, janë ftuar të rinjtë për të ngjitur në majën Shqipërinë që i takon. Kemi nevojë për të rinj të shkolluar dhe patriotë. Këtë nisëm e kthyem në një program konkret, unë e koordinoj këtë program në të gjitha nivelet. Unë jam kthyer nga jashtë për të kontribuar në vendin tim. Jam e lumtur që po i hapim dyert të rinjve që duan të kthehen. Ka pasur shumë interes nga të rinjtë e të rejat”, tha ajo. Sipas saj, ky program do të jetë i hapur pa afat. “Çdo aplikim do të konsiderohet maksimalisht. Kolegët e AKSHI-t ka bërë një punë të paparë për ndërtimin e një aplikacion. Gati për Shqipërinë.al është platforma e re. Dua të theksoj se kemi pasur mijëra aplikime, në shkenca politike, mjekësi, shkenca sociale, bujqësi, turizëm etj. 51% e aplikuesve jetojnë jashtë Shqipërisë, ndërsa 49% janë brenda Shqipërisë. Kemi zhvilluar 18 sesione online për këtë platformë. Mandati i tretë do të jetë momenti i një hopi të madh në këtë drejtim. Ky program është një nga mjetet në shërbim të kësaj iniciative”, tha Muzhaqi. Muzhaqi tregoi raste konkrete të “Nismës”. Sipas saj, një mjeke shqiptare në Norvegji, do të rikthehet në vend për të dhënë kontributin e saj në QSUT. Ndërsa shtoi, se të njëjtën linjë kanë zgjedhur dhe dy pilotë shqiptarë në Gjermani që së shpejti do të jenë pjesë e linjës ajrore “Air Albania”. “Këtu nuk hynë në lojë as partia, as miku, larg qoftë edhe arkat e peshkut. Mbaj mend një rast, një e re në Norvegji, ajo shprehu dëshirën për t’u rikthyer në Shqipëri. Ajo është kthyer nga atje dhe po bën letrat gati për në QSUT. Kemi dhe rastin e dy pilotëve shqiptarë në Gjermani që do të jenë së shpejti pjesë në Air Albania. Unë thashë që 51% e aplikimeve janë nga të shkolluar jashtë. Platforma jonë ka qenë e hapur për të gjithë, edhe të rinjtë që kanë pasur eksperienca të reja në Shqipëri”, tha ajo. Sa i takon realitet, Muzhaqi tha se qeveria është e pakënaqur me administratën. “Ndërkohë për pjesën e përfshirjes së tyre, administrata jonë nuk është në pritshmëritë që ne kemi për të. Ne kemi bërë disa përmirësime, ndryshime, por s’jemi të kënaqur. Duhet të përfshijmë këto të rinj për të rritur nivelin e administratës tonë”, përfundoi zv.ministrja.

Lexo edhe :  Ekspertët bien dakord, ky është i vetmi model flokësh që mund t’i shkojë kujtdo

 

Aksi Dukaj-Sinaj/ Tepelena si atraksion turistik

 

Kryeministri Edi Rama, nën shoqërinë e ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe ish-ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, ka inspektuar punimet në rrugën Dukaj-Sinaj. Kryeministri sqaroi, se deri më tani, kjo rrugë ka përfunduar në masën 75% ndërsa në muajin shtator, e gjithë vepra do të jetë e përfunduar. Me përfundimin e këtij investimi, Tepelena, sipas kryeministrit do të jetë një atraksion i përshkueshëm nga turistët vendas e të huaj. E shtimi i tyre sipas tij do të shoqërohet dhe me një rritje ekonomike për bizneset e zonës. “Ata që na ndjekin bien pre e idesë që rrugët janë të ngushta, duhet të jenë më të gjera. Rrugët turistike kanë parametrat e tyre në të gjithë Evropën dhe kudo. Ajo që ka rëndësi të gjithë këto akse janë duke u mbyllur dhe e kthejnë Tepelenën nga një qafë fallco në një pikë turistike për turistët, qoftë dhe nga ata që vijnë nga Gjirokastra, qoftë ata që vijnë nga Tirana apo nga Saranda. Bëhet e gjitha një paketë turistike. Pa llogaritur dhe ekonominë e turizmit dhe agroturzimit dhe prodhimit blegtoral. Nga një zonë prodhuese e ushqimeve të shijshme, po kthehet në një pikë turistike për turizmin poshtë, që nga Vlora, Himara dhe më gjerë”, tha Rama.

 

Të fundit

Studim: Ilaçi për humbje peshe mund të zvogëlojë rrezikun e sulmit në zemër me 20%

Një injeksion për humbje peshe mund të zvogëlojë rrezikun e sulmeve në zemër me 20%. Personat që morën medikamentin...

Nuk kryenin detyrën sipas kontratës, merren masa ndaj dy mjekëve toksikologë

Dy toksikologët e Klinikës së Biokimisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Pëllumb Islami dhe Demush Bajraktari, do të zhvendosen prej aty, pas raportimit...

Takimi Putin-Xi/ Lufta në Ukrainë në qendër të bisedimeve mes dy liderëve

Gjatë vizitës së presidentit rus në Kinë (16-17 maj), Vladimir Putin do të zhvillojë bisedime me homologun e tij kinez Xi Jinping mbi bashkëpunimin...

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, plagosen 3 anëtarët e familjes

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në “Rrugën e Kombit” në afërsi të degëzimit të Rrëshenit. Një automjet tip “Fuoristradë” është batuar teksa ka...

FOTO/ Dj Dagz i dedikon Einxhelit një tatuazh

Dj Dagz dhe Einxhel Shkira u dashuruan në BBV1 në sytë e gjithë publikut dhe janë kthyer në një prej çifteve më të dashur....

Lajme të tjera

Web TV