Kangjellat mbrojtëse anash rrugëve, Veliaj: Ato mbrojnë jetë njerëzish, gjykata na urdhëron t’i heqim, vendime skandaloze!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Krybashkiaku Erion Veliaj ka përmendur sot një vendim absurd të gjykatës, për të hequr rrethimet mbrojtëse anash rrugëve të Tiranës, çka ai e ka quajtur skandaloz dhe të marrë nën lobimin e pronarëve të lokaleve apo lavazheve.

Veliaj tha se kangjellat mbrojtëse janë aty sepse shpëtojnë jetën e qytetarëve.

“Kam parë këtë javë disa vendime skandaloze gjykatash, të cilat urdhërojnë Bashkinë e Tiranës të heqë kangjellat mbrojtëse anash rrugëve. Flas për rrugën e Kombinatit dhe rrugën “Dritan Hoxha”. Ato kangjella e kanë çuar në zero nivelin e aksidenteve të fëmijëve apo të të moshuarve. Sigurisht, edhe në Londër, edhe në Paris, kam parë kangjella mbrojtëse në rrugët kryesore, për të orientuar qytetarët që të kalojnë vetëm në semafor. Këto janë vendime gjykatash që i lobon një gomisteri, që i lobon një lavazh apo një lokal. Ndaj, kur më keni parë që e përshëndes reformën në drejtësi, bëhet fjalë edhe për raste të tilla, krejtësisht banale, kur Bashkia e Tiranës merr një masë administrative, kurse gomisteria, lavazhi apo lokali paguajnë gjykatësin të urdhërojë Bashkinë e Tiranës të heqë kangjellat që mbrojnë jetë. Kjo nuk funksionon”, deklaroi Veliaj.

Të fundit

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe...

Spiunazh dhe komplot për vrasje në Gjermani, zbulohet plani i tre personave

Tre persona janë akuzuar në Gjermani për spiunazh dhe një komplot të mundshëm për vrasjen e një shtetasi ukrainas, sipas prokurorisë federale gjermane. Objektivi i...

Skuadra e PS e Vlorës feston fitoren e 11 majit, Damian Gjiknuri: Merita është…

Deputeti i PS qarku Vlorë, Damian Gjiknuri, në një postim në facebook ka falënderuar skuadrën fituese të PS në këtë qark për kontributin në...

900 milionë euro për Shqipërinë! Ndihma e BERZH sjell ndryshimin e madh

Për zhvillimin e industrisë tradicionale në orientimin drejt teknologjisë dhe inovacionit, Shqipëria do të fokusohet në riformulimin e politikave për këtë sektorë. Banka e Shqipërisë...

Fati i botës varet nga kërkesa që ka bërë sot Vladimir Putin

Kushtet e Presidentit rus, Vladimir Putin, për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë përfshijnë një kërkesë që udhëheqësit perëndimorë të zotohen me shkrim për...

Lajme të tjera

Web TV