Nga Fernada Cenko
Akuza, arrestime, drejtësi, janë kryefjala e politikës në këto ditë të nxehta vere. Edhe në pesë vjetorin e ngritjes dhe materializimit të reformës në drejtësi, theksi është vënë se “kush shkel ligjin, ndëshkohet”. Në tryezën e përgatitur në kuadër të 5 vjetorit të reformës në drejtësi, ambasadorja amerikane Yuri Kim lëshoi mesazhe të forta në drejtim të zbatimin të kësaj reforma. Ndërsa vlerësoi punën e arritur deri më tani, Kim tha mbetet ende shumë për të bërë. “5 vite më parë Shqipëria miratoi ndryshimet kushtetuese ligjore për Reformën në Drejtësi. Në sondazhe, shqiptarët mbështetën Reformën në Drejtësi gjë që dëshmoi, sesa shqiptarët e zakonshme dëshironin një ndryshim thelbësor të ndryshimeve në Drejtësi. Reforma nuk ka qenë e lehtë, por tani jemi duke para rezultatet e para. Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm. Sikurse kemi parë SPAK dhe BKH janë funksionale dhe janë duke dhënë rezultate”, u shpreh ambasadorja Kim. Ndër të tjera Ambasadorja amerikane u shpreh u shpreh se shumë kanë dashur ta bllokojnë reformën në drejtësi, por tashmë ajo po jep rezultatet e para të saj. “Shumë kanë thënë që nuk kishte për të ndodhur dhe shumë kanë dashur të mos ndodhte, dhe shumë vazhdojnë që ta parandalojnë vazhdimin e saj. Është puna e gjithësecilit rreth kësaj tryeze, e kryesisht e shqiptarëve që të rikonfirmojnë punën tuaj sikurse populli juaj e dëshiron. Është koha të hapni një epokë të re që të krijoni një sistem ku qytetari të ketë mundësi të barabarta. Ky është fillimi, ju keni bërë një nisje të mirë, por më shumë duhet bërë. Ky është një çast kritik, SHBA është me ju, dhe ju duhet të kapërceni pengesat që mbesin në shtegun tuaj”, u shpreh diplomatja amerikane.
Ajo është ndalur edhe tek rezultati i vettingut, ku sipas saj, janë shkulur nga sistemi i drejtësisë shumë prokurorë dhe gjyqtarë të korruptuar. “Vettingu i fuqishëm ka shkulur nga sistemi i drejtësisë gjyqtarë dhe prokuror shumë të korruptuar. Ligji zbatohet në mënyrë të barabartë për të gjithë. Asnjë, pavarësisht sa i fuqishëm mendoni se jeni nuk mund të jetë mbi ligjin. Është shpresë e Shqipërisë dhe popullit shqiptar që të sigurohen që Reforma në Drejtësi të bëhet siç duhet dhe të thyhet cikli i pandëshkueshmërisë”, është shprehur diplomatja amerikane në tryzën e organizuar me rastin e 5 vjetorit të miratimit të reformës në drejtësi. Ajo tha se SHBA është në krah të drejtësisë që prej presidencës së Obamës. “Do jemi me ju deri në fund. Mbështetja e SHBA ka filluar me administratën e Obamës, Trump dhe në administratë e Biden kjo mbështetje do të fuqizohet. Ka ardhur koha, është një kohë e mirë shumë gjëra janë arritur. Është një kohë e mirë të vlerësojmë ku jemi dhe çfarë kemi bërë. Të përmirësohemi që t’ja dilni mbajnë në emër të popullit tuaj. Në mënyrë që të ketë ndryshim të vërtetë ju përket ju që jeni pjesë e sistemit të drejtësisë”, u shpreh ambasadorja Kim. Ajo e mbylli fjalën e saj me një mesazh për të ardhmen: “Është koha të tregojmë se drejtësia do mbizotërojë në drejtësi”. Nga ana tjetër, kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, Arben Kraja, paralajmëroi hetim deri në fund për të gjithë ata që janë të përfshirë në veprimtari kriminale apo korrupsion, qofshin ata njerëz të thjeshtë apo zyrtarë. Referuar goditjeve të fundit të bëra nga SPAK, ku në dosje korrupsioni janë përfshirë edhe politikanë apo zyrtarë të lartë, siç ishte kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe, apo zyrtarët e Ministrisë së Brendshme, Kraja deklaroi se hetimi për të gjithë do të shkojë deri në fund, duke theksuar prerë se të gjithë janë të barabartë para ligjit. “Nga kontaktet që kemi me partnerët, BKH është gati të fillojë punë me një grup shumë efikas dhe me vullnet për të punuar e për të dhënë rezultat. Ka pasur rezultate konkrete. Rezultatet e 2-3 muajve të fundit janë të matshme dhe kanë treguar se struktura po fillon të funksionojë dhe të japë produktin e saj. Ka pasur ndëshkueshmëri me konfiskime pronash nga aktiviteti kriminal, por edhe hetime e ndjekje penale ndaj personave, zyrtarë apo jo zyrtarë, hetimi ndaj të cilëve do të shkojë deri në fund”, theksoi Kraja.