Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, qitësja kineze fiton medaljen e parë të arit

Garuesja e Kinës, Yang Qian ka fituar medaljen e parë të artë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”. Të shtunën në ditën e parë të garave, Yang Qian fitoi të artën në qitje, në disiplinën 10 metra pushkë ajrore.

Ajo la prapa rusen Anastasiia Galashina.

Qian arriti rezultat prej 251.8 pikë, që është rekord olimpik. Si fituesja e parë e Lojërave të Tokios, medaljen Yang e mori nga presidenti i IOC-së, Thomas Bach.