Optike kritike sfiduese e humorit vulgar e banal

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

– tekst i ripunuar –

Nga Mexhit Prenci

1-Humori vulgar e banal, ka pushtuar skenat teatrore & portalet televizive. Qasja për të bërë humor me hundën e shtremërt dhe jo me shpirtin e deformua, siç do të thoshte Balzaku, – është arrarisje nga shijet e përparuara estetike, nga humoristi që krijon tekste mediokre pa ide të qarta e pa përmbajtje, i keqvetëorietuar që lexuesit apo spektatorët të gajasen së qeshuri me humor gallatë, madje edhe me fjalë të tilla që bien erë të keqe. Mendoj se refuzimi i tradisës humorist,e ëshë qasje e gabur.

2-Historia e humorit dhe satirës shqiptare dëshmon se kultivimi i humorit dhe komikes me shije estetike dhe vlera artistike është kontribut i shkrimtarëve humorisitë të talentuar: Kristo Floqi, A, Z. Cajupi, Spiro Çomora, Qamil Buxheli, Dionis Bubani, Pëllmb Kulla, Tasim Alia, Ruzhdi Pulaha, Bujar Kapexhiu, Koço Devole, Fillip Çakulli e tj. Mbështetja e këtyre shkrimtarëve në humorin e traditës popullore dhe ngritja në nivel profesinional duke e pasuruar me elemente të një traditë të re, është model që nuk duhej refuzan nga ata që sot shkruajnë tekste huroristke. Me fantazinë frelëshuare në tekstet e tyre të pa arsyeshne dhe inskenimin e ngjitjen ne skene regjisorët, provokojnë të qeshurën komike pa përmbajte, me dyzina fjalësh me erë të keqe ku vendin e parë e zë fjala “mut” e cila përsëritet me dhjetra herë brenda një teksti te shkurter., siç do ta paraqes me poshte.

3-Ca prej këtyre humorucëve e konsiderojnë veten shkrimttarë klasi, madje edhe “modern”. Argumenti se kanë tridhjet vjet që shkruajnë tekste humoristike është nul. Koha e gjatë është faktor pozitiv kur shkrimari mbështet në traditë dhe e pasusuron, me ide, mesazhe e me forma të reja shprehëse të humorit e satirës, që godet të keqen nga pozitat e së mirës & të bukurës. Po kjo kërkon kulturë të përgjithshme, dije të thella teorike dhe vizione e këndvështrime të reja çka mund të realizohen vetëm nga të talentuarit, madje nga ata, që janë të vetëdijshëm se po s’e ushqeve talentin me dije nëpërmjet një punë sistematike, ai zvjordhet e thahet si trëndafili qe nuk ’ujitet.

4-Siç e cika më sipër shkrimtarët humoristë mediokër skruajnë tekste komike që t’u pelqejë shtresave të ulta të shoqërisë të cilat të gajasen me humorin gallatë që ata u servirin. Qeshin me fjalët e pista, me erë të keqe si: mut, pordhac, trap, rrotë, ka… by.. qir.. qelbësirë, ndyrësisë, mos ma çaj trapin, të q..motën, karakurvë muti. madje edhe me shprehje skandaloze si kjo që po u rrëfej më poshtë: Mësuesja që iu jepte nxënësve mësim onllajnë i thotë njërit t’i bënte një foto. Ai merr aparatin, Ajo pozon. Në çastin kur po shkrepte ajo shqipton fjalën stop… ‘”Foton e dua të bukur- i thotë, Ai: “Të bukur do ta bëj”. Ajo buzëqesh ëmbël dhe i thotë: “Ma bëj shumë të bukur të hëngsha mutin”. Nxënësit qeshnin e s’pushonin së qeshuri…E revoltuar u sulet atyre e i qëllon me pëllëmbë ne fyttyë dhe u shkul leshrat e kokës. Thuaj po deshe se ky humor banal të jep kënaqesi estetike.

5-Këte togfjalësh që bie erë të keqe e gjen pothuajse në çdo tekst banal e vulgar. Edhe për kryeministrin është shkruar në mnyrë të tille dhe inskenuar e ngjitur në skene. Kur gazetares qe po intervistonte njerëzit në rrugë, i afrohet një grua dhe i akërrohet: “Pse ma shani kryeministrin , moj kurvve muti… U bëre të shash atë qe është baba jonë, baba i kombit… Kush e shan i hengert mutin “.

6-Shkrimtari X e kish tekstuar këtë situate. Regjisori Y e inskenoi. Aktori ZH e interpretoi duke theksur togfjalëshin me erë të keqe h,, ..k .m.. k… Në mbrëmje u shfaq për speklatorët, të cilët nuk beso,j se nuk e kanë ndjere veten keq nga keto erëra të keqija…

7-Në rrethana e situata të ndryshme, ka raste qe fjala me erë të keqe ta humbës kundërmin dhe merr vlere estetike. Këtë e promovon skica humoristike e një shkrimtari amerikan: “Një lypës veshur me rrecka, ulur mbi gazeta, është shtrirë përpara portës së madhe të një gradaçeli gjigand. Sa herë hyjne e dalin bosët barkmëdhenj ai zgjat dorën dhe përsërit refrenin “Më fal një cen zotëri të dhëntë Zoti shëndet” Shumica e shohin me përbuzje…Ndonëri i hedh nje dollar si kockën qenit. Autori i revoltuar e mbyll Skicën satirike me togfjaleshin: “Të dhefsha Amerikë”.

8-Humori është ndër gjinitë e vështira të prozës. kërkon shkrimtarin humorist imteligjent, me dije e shije të përparuara të cilat ai i bën pjesë të vetëdijes krijuese çka krijon tekste humoristike cilësore, madje aftësohet edhe për të gjykuar me kompetencë vlerat e jovlerat & për të debatuar si profesionist.

9-Tek disa shkrimtarë humoristë të sotëm dhe aktorë komikë gjen mungesë njohurishë për komiken, subjektin dhe objektin komik, për humorin me shije estetike dhe të qeshurën komike, që qëndron jo te subjekti por te objekti komik i dukurive negative të realitetit që shndërrohen në realitet artistik komik.

10-Kjo reflektohet në debatin “C’ËSHTË HUMORi?”, midis dy humoristëve: X dhe Y me nivele e ndryshme. Se pari fjalën e merr X. I fryrë si persomazh pozitiv i realizmit socialist përgjigjet pa e vrarë mendjen: “Humori është humor”. Y i hedh X-sit një vështrim çuditor e habitor. Ai i ngrehur me gjoks të fryrë i thotë: C’më shikon ashtu?.. Po, po, humori është humor. Humoristi Y, pasi kruan zërin, bën një pauzë njëminutshe dhe i thotë: Me këtë trifjalësh ske thënë asgjë. X: Unë, unë s’kam thënë asgjë… Y përsërit: S’ke thënë asgjë, asgjë” Është njësoj si të të thuash guri është gur, mali ëshë mal, komedia është komedi, poezia poezi. madje politika është politikë siç thonë deputetët injorantë të Kuvendit.

Lexo edhe :  Ndahet nga jeta shkrimtari Astrit Bishqemi!

11-Ky nivel pa nivel e ka burimin te mungesa e kultuës së pergjithme dhe asaj profesionale; te leximet përciptas të literaturës pa i përvehtësuar. Urtaku do të thoshte nuk merr dije i pavëmendshmi që ha (lexon) shumë, por ai që bluan mire, i cili nuk nuk përvehtëson dijet se ç’është e qeshura komike, objekti i humorit, shijet e perparuara e të kultivuara e të tjera, e të tjera, çka zbulon mediokritetin e tij.

12-Sipas meje shkrimtarët dhe artistët e talentuar janë pajisur me dije të shëndosha dhe të thella, dijnë të aplikojnë mjetet humoristike të komikes, nëpërmjet së cilës qeshen e përqeshen dukuritë negative të realitetit, fshikullohen, ironizohen e satirizohen veset dhe të metat e njerëzve në çdo fushë të jetës, Objekt të humorit, satitës dhe komikes janë: cmira, ligësia, egoizmi, vesi i keq, hajduteria, korrupsioni, babbezia dyfytyrësia dhe karrierizmi i pushtetarëve, etja për pushtet absolute e liderve qe synojnë fronin e lartë, pa patur asnjë merite.

13-Shqipëria e sotme është pushtuar nga këto dukuri e vese sidomos në rrafshin e politikës, të drejtësisë, ekonomisë, po edhe në rrafshin e moralitt, të humanizmit, barazisë sociale . Shqipëria ëshë zhytur në kriza të gjithanëshme. Shkatarë janë udheheqesit politikë aventurierë e gangster. Misioni i humorit dhe satirës është t’i gogas pa mëshirë ata dhe bashkëpunuesit e tyre si bartës të së keqes, t’i godas me të gjitha mjetet figurative humoristike nga pozitat e së mires e të bukurës., Kjo kërkon nga shkrimtarë humoristë dhe aktorë profesionitë, përkushtiim maksial për të zgjeruar njohuritë në rrafshin e shijeve të përparuara estetike, por edhe per të mësuar më shumë për dimesionet e komikes, të qeshurën komike, subjektin e objektin komik duke ju referuar edhe mendimeve të personaliteteve te shquara.

14-PLATONI: e përcakton komiken si lidhje dialektike të kundertash midis qeshjes dhe seriozitetit, Ndërsa ARISTOTELI: e sheh komiken si kontast të së bukurës me të shëmtuarën veshur me maskë.
HEGELI: komiken e shquan ne kontradiktën midis nje rastësie krejt te parëndësishme që fryhet e zmadhohet deri ne nivelin e qëllimeve substanciale, me vogëlsitë e rastësive dhe pretendimit që subekti komik i vlerëson seriozisht.
KANTI: e sheh thelbin e komikes te përqëndrimi i vëmendjes përqëndruar në asgjë. Komikja mund të shfaqet edhe si kontadiktë (mospërputhje) midis qëllimit dhe mjetit, shkakut dhe pasojës, veprimit dhe pësimit. Komiken e sheh edhe në kontradikten e palogjikes që jepet me formë logjike. Te komedia “Borgjezi fisnik” mësuesi i dancit përpiqet t’i mbush mendjen Zhordenit se pa valle njeriu nuk mund të bëjë asgjë. Midis absurdes dhe te paarsysehmes shfaet komikja.

15-Arratisja e shkrimarit humorist dhe aktorit komik nga shijet e përparuara dhe kuptimësite e komikes, bërë që ai të aplikojnë qasjen më të gabuar komike ku përqeshet\n: Sakati, kurrizoja, idioti, njeriu me sëmundje mendore e të tjerë kësisoj. Bëhet humor vulgar e banal melfigurën e malsorit, fshatarit dhe dialektet e tyre ku perçudnohet kjo pasuri e artë e gjuhës shqipe. Të paprranueshme konsideroj përqeshjen e figurave më të ndritura të kombit tone sI Skënderbeu, Ismail Qemali, Nënë Tereza, Ahmet Zogu Isa Boletini e tjere. Kulmi arrin kur përqeshet edhe Papa Voitili që ishte i pari Papë që vizitonte Shqipërinë më 1993. Sapo zbret nga avioni në Rinas, përkulet e puth dheun & bekon tokën tonë dhe gjithë shqiptarët.. Duke u ngritur më këmbë i dridhën gjymtyrër\t (nga pleqëria). Humoristi A, shkruan tekstin, e vë lojë, e përqesh. Regjisori B e inkenon dhe e shfaq në skenë. Prêt duartrokitje. Spektatori këmbëtroket, i revoltuar boshatis sallën. Urtaku nge duart lart: “O Zot! Pse pse gjuan me rrufe! Unë si kritik arti stigmatizoj intelektualët që heshtni kur eshte e domosdoshme te flasin. Akademikeve u hedh ujë të ftohtë të zgjohen nga gjumi i thellë.. Ndërsa studjuesve u kumtoj të divorcohen nga krtika entuziste.
KONKLUZË
Shkrimtarët dhe artistët e talenduar, ndonëse janë pakicë, sipas meje, mbajnë përgjegjesi historike për kultivimin e humorit dhe satirës, zhvillimin e shjjeve të përparuara estetike dhe aplikimin e komikes duke sfiduar humorin vulgar e banal, Në focus: siç e cika më sipër janë dukuritë negative të realittit dhe personazhet batës të tyre: horra e horrucë, aventurierierë e gangësterë, të korruptuar, hajdutë e kriminelë injorantë deputetë pseudodemokratë dhe sidomos ata te fronit më të lartë në piramidën shtetrore, që kanë pushtuar të katër pushtetet e bashkë me oligakët pasurojnë pakicën e bëjnë jetë prrallore, ndersa shumica bën luftë egzistencë pë mbijetesë, duke u zvarritur me rrasën e varrit mbi shpinë. Komikja e satirikja, madje edhe sarkazma të godasit fort të keqen me te gjitha mënyrat dhe format e komikes për të rindërtuar të mirën, të dobishme dhe të bukurën që t’i jepen lexuesit dhe spektatorit kenaqësi të vërteta artistike, estetike dhe mesazhore, duke kultivuar humorin me përmbajte dhe formë artistike me vlera të larta. BALZAKU do të thoshte: S’ja vlen të pëqeshesh hundën e shtrembët por shpirtin e keq të njeiut të deformuar dhe bëmat e tij të liga”.

Të fundit

Pesë mënyra për të paguar më pak energji elektrike gjatë dimrit

A e dini se edhe shtëpitë me izolim shumë të mirë humbasin 44% të energjisë së shtëpisë së tyre...

Vota e diasporës, faktor përcaktues në rezultat? Celibashi: Edhe një votë bën diferencën!

Kreu i Komisinit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, i ftuar në “Open” në News24, ka folur në lidhje me procesin e votës së diasporës,...

Kina Veriore goditet sërish nga tërmeti, raportohet për dëme të mëdha

Kina Veriore është goditur nga një tërmet me magnitudë 5.5 ballë, ku provinca Qinghai ka pasur më shumë dëme. Epiqendra e tërmetit ishte lokalizuar pranë...

“Gjysmën e ditës e qaj, gjysmën tjetër”/Lala zbulon dëshminë tronditëse e familjes Prenga

Gazetarja Klodiana Lala ka kthyer në vëmendje rrëmbimin e më pas vrasjen e Jan Prengës katër vite më parë dhe lidhje me Dritan Rexhepin,...

Regjistrimi i emigrantëve për të votuar më 11 maj, Celibashi sqaron procedurën

Në një intervistë televizive, Ilirjan Celibashi, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka theksuar se procesi i regjistrimit të votuesve nga jashtë është një...

Lajme të tjera

Web TV