Rama prezanton anëtarin e Bordit të Agjencisë së Arsimit, themelues i disa programeve në universitetet europiane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tomas Jelenski është zgjedhur në mesin e 11  anëtarëve ndërkombëtarë të Bordit të Akreditimit të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë së Arsimit të Lartë.

Lajmi është bërë me dije nga kryeministri Edi Rama, i cili shkruan se Jelenski ka themeluar disa programe pasuniversitare në shumë universitete evropiane.

Prej vitit 2020 është emëruar Kryetar i Komitetit të Ekzaminimit në Agjencinë Kombëtare për Shkëmbime Akademike në Poloni.

Postimi i plotë i Edi Ramës:

Superskuadra ndërkombëtare e Bordit të Akreditimit të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë së Arsimit të Lartë

TOMAS JELENSKI drejton Qendrën Ndërkombëtare të Arsimit dhe ka themeluar disa programe pasuniversitare në shumë universitete evropiane. Gjatë një dekade ai ka qenë i deleguar nga Ministria e Shkencave dhe Arsimit të Lartë e Polonisë në Komitetin Ndërsektorial të Arsimit e të Bursave për të Huajt dhe që prej vitit 2020, është emëruar Kryetar i Komitetit të Ekzaminimit në Agjencinë Kombëtare për Shkëmbime Akademike në Poloni.

Ai është përzgjedhur si ekspert i Komisionit Evropian dhe Fondacionit Evropian për Shkencën.

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV