I mbijetoi aksidentit të frikshëm në Kroaci, shpërthen në lot teksa tregon momentin nga përplasja (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fidan Hajdari i cili arriti të shpëtoi i gjallë nga aksidenti tragjik në Kroaci ka treguar tmerrin që përjetuan derisa autobusi po përplasej.

Hajdari ka thënë se në momentin kur ndodhi aksidenti kishte qenë në gjumë dhe se gjithçka kishte ndodhur shumë shpejt.

“Vetëm kam udhëtu, nuk e kam pasë askënd të familjes. Rasti ka ndodhur në 6 në mëngjes, shumica kemi qenë në gjumë, ka ndodhur një aksident shumë i shpejtë. Arsyet e aksidentit është mirë me i dhënë policia, unë për vete kam qenë në gjumë nuk mund të supozojë”, ka thënë Hajdari.

Mes lotësh ai tregon se disa nga trupat e viktimave i kishin larguar vetë dhe shton se pamjet ishin shumë të rënda.

“Më ka dalë gjumi, e kam pa që jemi duke u përplasur por se kemi pritur që ka me qenë kaq tragjik. Fati që kemi shpëtuarshumica, fati i keq është që 10 prej neve nuk ia kanë dalë. Autoritetet kroate i kisha falenderu kanë bërë një punë shumë të mirë”, tha Hajdari për mediumin kroat sbplus.hr.

“Kam qenë në pjesën e mesme të autobusit në katin e sipërm. Po, shumicën prej tyre i kemi largu vetë trupat… E kam lajmëru familjen, janë informu edhe prej mediave”, shtoi ai.

Të fundit

“Hirushja” e Botërorit të Klubeve, Fluminese mposht Al Hilal dhe arrin gjysmëfinalen

Fluminense mund të quhet me plotë gojë “Hirushja” e këtij Botërori për Klube. Skuadra braziliane triumfoi mbrëmjen e sotme...

Hamasi pranon propozimin amerikan për armëpushim 60-ditor

Hamasi ka paraqitur përgjigjen e tij ndaj një propozimi për armëpushim në Gaza, të ndërmjetësuar nga SHBA-të, tha të premten për Reuters një zyrtar...

Ish-ambasadori: Kërkoni falje për krimet ndaj shqiptarëve të Çamërisë

Ish-ambasadori, shkrimtari e studiuesi Luan Rama, është shprehur se Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë të falur popullsisë shqiptare të Çamërisë për...

“Ka rrethuar pallatin”, Braçe denoncon zaptimin e hapësirës publike

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër përmes një denoncimi lidhur me zaptimin e hapësirave publike në zonën e bllokut “1 Maji”, në Tiranë. Përmes...

Sindikata: Bankers Petroleum nuk ka paguar naftëtarët siç duhet

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka reaguar pas aksionit të policisë në kompaninë "Bankers Petroleum" për shmangien e taksave për 20 vite. Sindikata ka deklaruar...

Lajme të tjera

Web TV