Kishte mbushur makinën luksoze me klandestinë, arrestohet 19-vjeçari në Pogradec (EMRI)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Korçës ka goditur një tjetër rast, në vazhdën e operacionit të koduar “Perimetri”.

Në pranga është vendosur Edvin Bucaj, një 19-vjeçar nga Tirana, pasi u kap duke lëvizur në mjet me 4 klandestinë si dhe nuk i është bindur urdhrit të uniformave blu për të ndaluar.

Ndalimi i të riut është bërë në vendin e quajtur “Guri i Kuq”, ndërsa ai ishte duke lëvizur me mjetin e tij tip “Jaguar”.

Ai fillimisht nuk i ka ndalur patrullës policore, ndërsa këta të fundit i janë vendosur në ndjekje dhe kanë arritur ta ndalojnë.

Njoftimi i Policisë:

Qarku Korçë

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të operacionit “Perimetri”.

U kap duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm dhe nuk iu bind urdhrit të Policisë për të ndaluar, vihet në pranga 1 shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë, Policinë Kufitare dhe Policinë Rrugore në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. B., 19 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë konstatuar në dalje të qytetit të Pogradecit, shtetasin e mësipërm i cili ishte duke lëvizur me mjetin tip “Jaguar” dhe i kanë bërë me shenjë që të ndalonte. Drejtuesi i mjetit, nuk iu është bindur urdhrit të tyre për të ndaluar dhe është larguar me shpejtësi, por pas ndjekjes është kapur dhe neutralizuar në afërsi të vendit të quajtur “Guri i Kuq”. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet u konstatuan 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve 19-vjeçari dyshohet se kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Lexo edhe :  Ministria e Mbrojtjes thirrje banorëve: Evakuohuni!

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme.

Të fundit

Athinë, vritet me plumb në kokë 35-vjeçari shqiptar

Një 35-vjeçar nga Shqipëria është ekzekutuar me armë zjarri në Greqi. Mediat greke raportojnë se ai u qëllua me armë...

Ofertë 30 milionë euro nga Arabia Saudite, por Juventus nuk dorëzohet

“La Gazzetta dello Sport” raporton se klubi saudit Al-Ahli i ka dërguar së fundmi Juventusit një ofertë 25 milionë euro, të gatshëm për ta...

Kryeministri britanik: Garancitë e sigurisë do të ishin një hap historik

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, diskutoi në tryezën që ka bashkuar të gjithë liderët evropianë, Zelenskyn dhe presientin amerikan Trump, duke u...

Zelensky ironizon gazetarin për veshjen: Ti dukesh njësoj!

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u komplimetua për veshjen e tij në Shtëpinë e Bardhë gjatë takimit me Presidentin e SHBA, Donald Trump. Zelensky kishte...

Macron: Takimi duhet të pasohet nga një takim katërpalësh me Evropën

Një takim katërpalësh me Evropën duhet të pasojë takimin trepalësh me Vladimir Putinin. Presidenti francez Emmanuel Macron e tha këtë sot, duke theksuar se...

Lajme të tjera

Web TV