Plagosja e 52-vjeçarit në Shkodër/ U qëllua nga RENEA gjatë operacionit për arrestimin, dyshohet se…(Detajet)

Ardjan Narkaj, 52-vjeçari nga Kopliku që mbeti i plagosur sot në Shkodër është qëlluar nga RENEA gjatë operacionit për arrestimin e tij.

Narkaj ishte në kërkim nga policia për vrasje të dyfishtë dhe policia kishte marrë informacion për vendndodhjen e tij në fshatin Bratosh të Malësisë së Madhe, teksa ka ndërmarrë një operacion për arrestimin, por me sa duket ka hasur në rezistencë.