Rama mesazh ngushëllimi për aksidentin në Kroaci: Fatkeqësi pikëlluese! Lutem që të plagosurit rëndë t’ia dalin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për aksidentin tragjik në Koraci ku 10 shqiptarë nga Kosova kanë humbur jetën. Përmes një postimi në ‘Twitter’, Rama e konsideron një fatkeqësi pikëlluese teksa uron që të plagosurit rëndë t’ia dalin me luftën për jetën. Ndër të tjera kryeministri u shpreh ngushëllimet e thella familjarëve të viktimave.

“Çfarë fatkeqësie pikëlluese lajmi nga Kroacia për humbje jetësh të vëllezërve e motrave nga Kosova. Lutem që të plagosurit rëndë t’ia dalin dhe ngushëllime vëllazërore familjeve të viktimave”, shkruan Rama.

Nuk kanë munguar reagimet edhe nga personazhe të tjerë të politikës shqiptare.

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi, kryedemokrati Lulzim Basha, si dhe ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka kanë reaguar pas lajmit të kobshëm të vdekjes së 10 shtetasve nga Kosova gjatë një aksidenti tragjik të ndodhur në Kroaci.

I pari që do të reagonte do të ishte kryetari i PD-së, Lulzim Basha.

“Me trishtim të thellë mora lajmin e rëndë të aksidentit tragjik të ndodhur në Kroaci, në të cilin sipas të dhënave të para ka viktima dhe të plagosur. I bashkohem dhimbjes së familjarëve dhe të afërmve dhe ju shpreh ngushëllimet më të ndjera!Shërim të shpejtë të lënduarve. Zoti t’ju japë forcë për të përballuar këtë tragjedi, që na ka tronditur të gjithëve.”, shkruan Basha.

“Me trishtim mora vesh lajmin për aksidentin e rëndë automobilistik që ndodhi në Kroaci, si pasojë e të cilit humbën jetën dhjetë qytetarë kosovarë dhe u lënduan rreth tridhjetë të tjerë. Shpreh ngushëllimet e Kuvendit të Shqipërisë dhe të miat për familjet e motrave e vëllezërve tanë që humbën jetën dhe të plagosurve u uroj shërim të shpejtë. Kurajo e forcë për të përballuar këtë dhimbje të madhe!”, shkruan në mesazhin e tij Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Lexo edhe :  Endri Shabani i bën puçin Lapajt, daja ngulmon sërish: Dua mandatin!

Ndërsa ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka shkruan “Keqardhje për humbjen tragjike të jetës së shtetasve kosovarë në Kroaci. Ndajmë dhimbjen me vëllezërit tanë dhe me zemër e mendje jemi pranë familjarëve dhe urojmë shërim të shpejtë për të lënduarit”.

Në aksidentin e mëngjesit të sotëm në Slavonski-Brod, kanë vdekur 10 persona gjithsej, nëntë pasagjerë dhe njëri nga shoferët që ishin në autobusin kosovar të linjës Frankfurt – Prishtinë.

Të fundit

Horoskopi ditor, 17 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Dita e sotme ju sheh më të fortë sesa ditët e fundit. Është e rëndësishme tani të kuptoni...

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Lajme të tjera

Web TV