“Babi, ku është mami?”/ Historia tragjike e nënës që vdiq në aksidentin në Kroaci

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të dërrmuar, me lot në sy, por me pak fije shprese në fytyrë, kështu duken rreth 30 anëtarët e familjeve dhe të afërmit e udhëtarëve të plagosur në autobusin e vdekjes para Spitalit të Përgjithshëm në Slavonski Brod.

Të tjerë do të duhet të kalojnë momente tepër të vështira, pasi të identifikojnë trupat e të dashurve të tyre.

Sipas medias kroate, njëri prej tyre është Arif Kikaj, i cili mbërriti nga Peja pasi u informua se vajza e tij 37-vjeçare Alinda Iprijaj mbeti e vrarë në aksident.

Ajo kishte katër nga pesë fëmijët e saj në autobus, por asnjëri nga ta nuk u lëndua.

Kur e përmend të bijën e vdekur, mes dy syve të tij të përlotur, një buzëqeshje e zbehtë i shpëton. Dhëndri i tij, burri i Alindës, Can Iprijaj, ndodhet i ulur në një mur betoni dhe ngul sytë në qiell.

“Kam punuar për 10 vjet në Rijeka dhe 30 vjet më parë kam shkuar në Gjermani. Unë u ktheva në Kosovë dhe fëmijët e mi, Alinda dhe dy djem të tjerë, qëndruan në Shtutgart. Ajo ka punuar atje si infermiere. Ajo shkoi tek me pushime. Ata po mendonin të shkonin me aeroplan për në Prishtinë, por përsëri vendosën të merrnin autobusin më lirë. Ishte një tragjedi e madhe për ne”, na tregon Arifi me lot, duke shtuar se do ta varrosë atë në Kosovë.

Fëmijët që arritën të shpëtonin janë të moshës 14, 12, 9 dhe 7 vjeç.

“Babi, ku është mami?”, thanë ata, pasi panë babanë e tyre.

Ata planifikojnë t’i marrin fëmijët në Kosovë dhe pas disa ditësh pasi të varrosin nënën e tyre atje do të kthehen në Gjermani.

Lexo edhe :  Trump ka një problem me Gjermaninë dhe këtë e shpjegojnë... taksat

Një tjetër familjar i prekur nga kjo tragjedi është Agron Halilaj arriti nga Mynihu. Vajza e tij, Flamenda 22 vjeç dhe mbesa e tij, vajza e motrës së tij Ernisa Ragonaj, ishin në autobus. Të dyja kaluan vetëm me dëmtime të lehta.

“Ne të gjithë planifikuam të vinim me pushime në Kosovë të Mërkurën, dhe të dy vendosën të largoheshin më herët, kështu që ata shkuan me atë autobus. Vajza ime u ankua për dhimbje shpine, ata e panë dhe arritën në përfundimin se ajo ishte mirë”, thotë Agroni.

Vajza e tij ia raportoi aksidentin, duke thënë se ishte në shok dhe kishte humbur në atë kohë. Ajo ishte ulur në krye të autobusit.

Takimi i tij me vajzën dhe mbesën në orën 3 të këtij mëngjesi, sapo arriti, ishte emocionues. Ai vetëm po pret që dokumentacioni i spitalit dhe policisë të zgjidhet dhe pastaj do t’i çojë në shtëpi.

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV