FSHF kërkesë Ministrisë së Shëndetësisë: Të hapen dyert e stadiumeve për personat e vaksinuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Federata Shqiptare e Futbollit, nëpërmjet një shkrese zyrtare i ka kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, njëkohësisht edhe Komitetit Teknik të Ekspertëve, hapjen e dyerve të stadiumeve në vend me kapacitet të plotë për të gjithë personat e vaksinuar.

Në shkresën e dërguar Ministres së Shëndetësisë, znj. Ogerta Manastirliu, FSHF kërkon që të lejohet prania e tifozëve shqiptarë në stadiume, në kuadër të ndeshjeve që klubet shqiptare po zhvillojnë në kompeticionin “UEFA Conference League” si dhe në mbështetje të Kombëtares shqiptare, në dy ndeshjet që kuqezinjtë do të zhvillojnë në shtator kundër Hungarisë dhe San Marinos, të vlefshme për Kupën e Botës 2022.

Federata e Futbollit jep shembuj konkretë se si përmes bashkëpunimit dhe kujdesit maksimal, mund të organizohen evente të mëdha, pa rrezikuar jetën e njerëzve, siç ishte edhe zhvillimi i Kampionatit Europian 2020, apo edhe ndjekja e ndeshjeve në sheshin “Skënderbej” nga mijëra sportdashës, duke u treguar të kujdesshëm.

“Nisur nga këto eksperienca pozitive dhe inkurajuese, bashkuar me vaksinimin masiv të popullsisë nga ana e MSHMS, Ju drejtohemi me këtë kërkesë për lejimin spektatorëve në stadium me kapacitet të plotë, paraprakisht për klubet tona të cilat janë në një rrugëtim historik të kompeticionit më të ri Europian, ashtu edhe të ekipit tonë kombëtar në ndeshjet deçizive të Shtatorit. Sërish, përtej të gjitha masave rigoroze të Protokollit të Rikthimit në Lojë të UEFA-s, dhe për të ruajtur sigurinë dhe shëndetin e lojtarëve dhe spektatorëve, ne si FSHF do të marrim masa që të hyjnë aksesin në stadium, në këtë fazë, ta kenë vetëm personat e vaksinuar”, – shkruhet në kërkesën e FSHF-së për Ministrinë e Shëndetësisë.

Lexo edhe :  Lojtari shqiptar që do Milani kushton 41 mln euro! A do e blejë Tare?

FSHF shprehet e gatshme të marrë të gjitha masat që tifozët e pranishëm në stadium do të jenë të vaksinuar si dhe do të ndiqet me rigorozitet të plotë Protokolli i Rikthimit në Lojë.

Të fundit

Luftrat Bizantino-Normane: Rrethimi i Barit dhe rënia e ndikimit bizantin në Perëndim

Në vitin 1068, Normanët nisën rrethimin gati trevjeçar të Barit – qyteti i fundit i rëndësishëm nën kontrollin bizantin...

Horoskopi ditor, 5 Gusht 2025

Dashi Jeni në një fazë të plotë rikuperimi, pavarësisht ndikimit të kundërt të planetit Mars. Me gjasë mund të shfrytëzoni momentin për t’u rikthyer në...

Dodik sfidon vendimin e gjykatës: Nuk ka zgjedhje, mbetem president

Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Shtetërore e Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila e dënoi me një vit burg për mosrespektimin e vendimeve të...

U gjet i vrarë në rrugë, ish-efektivi i policisë 20 vite më parë ekzekutoi kushëririn

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Vaun e Dejës ku 65-vjeçari Frrok Lleshaj është gjetur i vrarë me armë zjarri. Lleshaj,...

Ledri dhe Xhensila, të pandarë! Kapen në momente intime

Tashmë ndjekësit janë të bindur se Xhensila dhe Ledri janë çifti më i ri i showbizz-it shqiptar. Prej disa muajsh u përfol se ishin në...

Lajme të tjera

Web TV