The Daily Colonist (1940)/ Mbreti Zog po mëson anglishten dhe ngadalë po fiton zakonet dhe pikëpamjet e një anglezi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 26 Korrik 2021

“The Daily Colonist” ka botuar, me 13 tetor 1940, në faqen n°4, një shkrim në lidhje me mësimin e gjuhës angleze nga Mbreti Zog, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Mbreti po mëson anglishten

Burimi : The Daily Colonist, 13 tetor 1940, f.4

Mbreti Zog i Shqipërisë, i cili po jeton në Londër në hotelin West End me mbretëreshën e tij të re, djalin dhe gjashtë motrat e tij, po fiton ngadalë zakonet dhe pikëpamjet e një anglezi.

Çdo ditë ai studion gjuhën angleze, duke u përpjekur të lexojë gazetat tona, duke biseduar me rrethin e tij të ngushtë të miqve anglezë dhe duke marrë mësime anglisht nga gruaja e tij, Mbretëresha Geraldinë.

Fjalitë e thjeshta të tilla si “It has been a lovely day – Ka qenë një ditë e bukur” janë gjithçka që ai mund të flasë për momentin.

Djali i tij gjashtëmbëdhjetë muajsh, Princi Leka – shkurtim i emrit Aleksandër – po mëson gjithashtu anglisht. Ai tashmë di disa fjalë të tilla si baba, mama, përshëndetje, lamtumirë, park.

Ai ishte i veshur me çizme të vogla të bardha për fëmijë dhe një kostum me ngjyrë luleshtrydhe kur e pashë duke u larguar për shëtitjne e tij “kushtetuese” rreth parkut (shkruan një reporter i Overseas Daily Mall). I pyetur se çfarë do të shihte, ai u përgjigj “Quack-quacks”.

Princi i vogël me flokë të çelët ka shtuar në peshë dhe ngjyrë që kur erdhi në Angli.

Ai tashmë ka udhëtuar nëpër Greqi, Turqi, Rumani, Poloni, Letoni, Suedi, Norvegji, Belgjikë dhe Francë, duke ikur nga një armik për të cilin nuk di asgjë.

Herë pas here Mbreti Zog shoqëron gruan dhe djalin e tij nëpër parqe.

Gradualisht ai po sheh vende me interes – Kew Gardens, Dhoma e Komunave, Gjykatat e Drejtësisë.

Mbretëresha Geraldinë ka vajtur pa u vënë re disa herë në kopshtin zoologjik.

Mbreti Zog dhe mbretëresha e tij tani po mendojnë të marrin një shtëpi në vend – ndoshta në Surrey. Ata kanë vizituar agjentë të pasurive të patundshme, por ende nuk kanë gjetur atë që duan.

 

Të fundit

Elon Musk ngre padi ndaj Apple dhe OpenAI: Po pengojnë konkurencën

Dy kompanitë e Elon Musk, startup-i xAI dhe platforma e rrjeteve sociale X kanë ngritur një padi kundër Apple...

Media italiane: Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar

Bukuritë e vendit tonë kanë tërhequr shumë të huaj për të vizituar Shqipërinë ndërsa edhe mediat e huaja i kanë kthyer sytë drejt nesh....

Trump paralajmëron: Nëse Rusia nuk pranon paqen, do ketë pasoja serioze

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se mund të ketë pasoja shumë serioze për Rusinë nëse kjo e fundit nuk e ndal luftën...

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen prindërit dhe gjyshi

Autoritetet greke kanë vendosur të lirojnë me kusht prindërit dhe gjyshin e vajzës së mitur shqiptare, e cila humbi tragjikisht jetën pak ditë më...

Mero Baze: E vetmja mënyrë që Lapaj të fitonte, ishte të mos e bënte atë betejë

Adriatik Lapaj humbi sot të drejtën për të marrë mandatin në Kuvend, duke paguar shtrenjtë një manovër formale me listën e mbyllur, të mbushur...

Lajme të tjera

Web TV