Gjykata e Posaçme nuk rihapi hetimet për Mediun, reagon SPAK: Vendim i pabazuar në ligj, do ta ankimojmë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria Speciale SPAK, njofton se do të ankimojë vendimin e Gjykatës së Posaçme, e cila sot vendosi të mos rihapë hetimet për ish-ministrin shqiptar të Mbrojtjes Fatmir Mediu. SPAK kërkoi muaj më parë që Mediu të gjykohej për tragjedinë e Gërdecit ku vdiqen 26 persona.

Gjyqtari i posaçëm Erion Çela ka vendosur sot në dhomë këshillimi se, dosja e shumëpërfolur e Gërdecit nuk do të hapet dhe Fatmir Mediu nuk do të gjykohet. Më këtë vendim Çela rrëzoi kërkesën e prokurorëve të SPAK.

Por i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Prokurorisë Speciale. Përmes një reagimi të shkurtër, SPAK i drejtuar nga Arben Kraja thotë se vendimi i sotëm është i pabazuar në ligj dhe ata do ta ankimojnë, me kërkesën që Fatmir Mediu të hetohet.

Më herët gjatë paradites së sotme, familja Durdaj i dërgoi një kërkesë Gjykatës së Posaçme (GJKKO) dhe kërkonte që Fatmir Mediu të gjykohej si një nga personat përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit. Mes 26 viktimave, ishte dhe djali i tyre i mitur, Edison Durdaj.

Të fundit

Takimi i Alaskës, Zelensky: Putin po luan blofin

Ka përfunduar telefonata midis kreut të Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump dhe liderëve të Europës. Në përfundim të saj,...

Rashford rrëfen emocionet e para te Barça: Sfida ime e madhe

Marcus Rashford (27 vjeç) dëshiron të përfitojë sa më shumë nga huazimi te Barcelona për ta rilindur karrierën e tij, pas disa viteve të...

Shtëpia e Bardhë kërcënon të pastrehët me burgim

Me urdhër të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, trupat e Gardës Kombëtare kanë zënë pozicione në Uashington. Sipas Pentagonit, Trump ka mobilizuar gjithsej rreth...

Fermeri përdhunoi për dy dekada gruan dhe vajzën e mitur

Një ngjarje tronditëse raportohet se ka ndodhur në Zelandën e Re. Një fermer qumështi po përballet me çështjen në të cilën akuzohet për përdhunimin...

Trump e kërcënon Moskën me pasoja para takimit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se një “takim i dytë i shpejtë” me Vladimir Putinin dhe Volodymyr Zelenskyn ka të ngjarë të pasojë...

Lajme të tjera

Web TV