Operacioni antidrogë në Tiranë/ Kokaina në kutinë e picave, zbardhen emrat e të shoqëruarve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zbardhen emrat e shoqëruarve në operacionin e sotëm antidrogë në Tiranë. Operacioni ka nisur pas dyshimeve mbi një automjet tip “Volvo” që policia e mbante nën mbikëqyrje.

Personat e shoqëruar janë Erjon Prengaj dhe Altin Gega (Coku) të cilët ishin brenda në automjetin tip “Volvo” si dhe shtetasi Gentjan Kore i cili është konstatuar në lulishten afër automjetit tip “Volvo”. Një tjetër i shoqëruar është shtetasi Taulant Çoku, i cili ka qenë në këmbë, në trotuar pranë automjetit tip “Volvo”.

Gjithashtu në afërsi të këtyre personave ka qenë dhe një shtetas i pa identifikuar nga ana e policisë i cili kishte në dore dy kuti si ato të picave. Të ndodhur në këto kushte dhe duke pasur dyshime se në një nga kutitë e picave ka lëndë narkotike agjentët kanë bërë ndërhyrjen duke thënë “Ndal policia” dhe kanë neutralizuar personat.

Personi i cili kishte kutitë e picave në dore është larguar me vrap së bashku me kutitë duke u futur në brendësi të pallateve. Poshtë një automjeti nga ana e punonjësve të policisë janë konstatuar dy kutitë e picave ku në njërën prej tyre është konstatuar lëndë narkotike kokainë ku pas peshimit rezultoi me peshë të përgjithshme 1128 gram.

Po kështu gjatë zhvillimit të operacionit policia ka tentuar të ndalojë një mjet “Benz” të dyshimte, por drejtuesi nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar dhe ka rrezikuar jetën e punonjësve të policisë duke ikur me shpejtësi. Ai u ndalua pas Shkollës së Bashkuar nga ana e policisë.

Po hetohet për kundërshtim të forcave të policisë dhe për aktivitet tjetër kriminal ku është përfshirë.

Të fundit

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit...

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët shpëtuan një të moshuar i...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Lajme të tjera

Web TV