Shkoi për t’u larë me familjarët, 7-vjeçarja mbytet në lumin Buna

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Shkodër. Një vajzë 7 vjeçe është mbytur në ujërat e lumit Buna, në afërsi të fshatit Oblikë.

Lajmi konfirmohet nga gazetari Senad Nikshiqi. Raportohet se vogëlushja ishte duke u larë me familjarët, ku papritur është mbytur në lumë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton të gjithë dinamikën e saj.