Aksion kundër lëndëve narkotike në Shkodër, arrestohen 6 persona në kërkim 2 të tjerë (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

6 persona janë arrestuar dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim ditën e sotme në Shkodër, pasi u kapën duke kultivuar kanabis.

Në pranga kanë rënë Gjokë Foleta, Pal Alia, Besnik Rripa, D. Q. Manjola Kroni dhe Eugena Gjelaj, ndërsa në kërkim janë shpallur shtetasit E. Gj. dhe Rr. Rr.

Këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin kultivuar bimë narkotike në një zonë malore të pyllëzuar të fshati Gimaj.

Policia shkatërroi me anë të djegies 300 rrënjë kanabis, ndërsa gjatë kontrollit u gjet një armë zjarri automatike me 2 krehër me fishekë.

Policia ka publikuar edhe pamjet nga ky operacion, i koduar “Gimaj”, që u zhvillua nga strukturat e Seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, Forcat e Posaçme “Shqiponja” dhe Njësinë Operacionale të DVP Shkodër.

Sikurse mund të shihet edhe në videon më lart, efektivët ‘mësyjnë’ befasisht në parcelën me kanabis, duke i gjetur trafikantët në gjumë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ”Kultivimi i bimëve narkotike”, “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit” dhe ”Pastrim i produkteve të veprës penale”.

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV