Briken Calja u rendit i katërti në Tokio, Rama: Meriton një bravo të madhe

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale ka uruar Briken Caljan për rezultatin mjaftë të mirë në Lojërat Olimpike.

Calja ishte vetëm 1 kg larg medaljes së bronzit, por megjithatë u rendit në vendin e 4-t mes shumë garuesve.

“Edhe pse pa medalje për vetëm 1kg diferencë, Brikeni meriton një bravo të madhe për renditjen në vendin e katërt në Lojrat Olimpike të Tokios” shkruan Edi Rama.