Mbi 5 mln qytetarë të vaksinuar në Greqi, Delta përhapet në ishuj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Plot 5 mln qytetarë në Greqi janë vaksinuar kundër COVID. Shifra u arrit në orët e pasdites ndërsa autoritetet vendase e kanë cilësuar si provën më të fortë të besimit në armën më të madhe që shkenca ka ofruar deri tani për mbrojtjen nga armiku i padukshëm.

Konkretisht thuajse 50% e moshave të rriturve në vend janë tashmë të imunizuar nga COVID, duke krijuar optimizëm në lidhje me përballimin e pandemisë. Megjithatë ekspertët flasin për një valë të katërt që po kërcënon sërish shëndetin, që po vjen nga nga Delta.

Për një dimër të sigurt, ekspertët theksojnë se duhet të jenë të vaksinuar të paktën 80 deri 85% e popullsisë, ndaj ata kanë kërkuar rritjen e shkallës së vaksinimit gjatë muajve të verës.

Por ritmi ka rënë veçanërisht në javët e fundit. Shkencëtarët e kanë cilësuar këtë një “gjemb” në ofensivën kundër COVID.

Nga ana tjetër vala e katërt ka nisur të tregojë “dhëmbët”, pasi treguesit janë gjithnjë e në rritje.

Numri i të intubuarve vijon të mbetet i qëndrueshëm. Autoritetet po vëzhgojnë shpërthimin e infektimeve në disa ishuj, dhe tashmë kjo situatë pritet të diskutohet në mbledhjen e nesërme të Komitetit të Ekspertëve, ku vlerësimi i të dhënave mund të çojë në bllokime të reja.

Nesër në Athinë pritet të zbarkojnë më shumë se 30 oficerë policie për të monitoruar nga afër zbatimin e rregullave, pasi shumë pronarë biznesesh po shkelin protokollin.

Të fundit

Sheikët me lehtësi, pogradecarët, korçarët e dibranët me dyshim

Nga Shpëtim Luku Së fundmi, është raportuar se superjahti i pronarit të Manchester City-t është ankoruar në portin e Durrësit...

Nga rojet te kamerat inteligjente, Shqipëria rrit ndjeshëm investimet në siguri

Siguria po iu kushton gjithnjë e më shumë vit pas viti bizneseve, individëve dhe institucioneve. Përparimi teknologjik po gjeneron mundësi të reja, por që...

2008: Lufta Ruso-Gjeorgjiane, një përplasje e re në kufijtë e ish-Bashkimit Sovjetik

Në datën 7 gusht 2008, shpërtheu zyrtarisht konflikti ushtarak midis Gjeorgjisë dhe Rusisë, i njohur si lufta Ruso-Gjeorgjiane, ose lufta pesë-ditore, për shkak të...

Sejko: Mbiçmimi i lekut reflekton rritjen e eksporteve, turizmit dhe remitancave

Mbiçmimi i lekut kundrejt monedhave të huaja, që nga viti 2018 është reflektim i ndryshimeve strukturore në ekonominë shqiptare, përfshirë rritjen e eksporteve, turizmit...

“Kështjella në Rërë”, aktivitet argëtues për fëmijët e Velipojës

Në plazhin e Rrjollit, në Velipojë, është zhvilluar etapa e fundit e projektit “Kështjella në Rërë” me fëmijët e Qendrës “Hapa të Lehtë”. Fëmijët, duke...

Lajme të tjera

Web TV