Ujësjellësit, mrekullitë inxhinierike që shkonin kudo ku shkonte Roma

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga gjithë veprat inxhinierike të lashtësisë, ujësjellësit romakë janë ndër më të jashtëzakonshmit. Zakonisht, qytetet e lashta ngriheshin pranë zonave me ujë të bollshëm, dhe Roma nuk bënte përjashtim. Në fillim, lumi Tiber dhe burimet e puset aty pranë siguronin ujë të mjaftueshëm. Por, nga shekulli i katërt p.e.s. e tutje Roma u zgjerua me ritme të shpejta, e po kështu u shtua edhe nevoja për ujë. Meqë pak njerëz kishin ujë të rrjedhshëm në shtëpi, romakët ndërtuan qindra banja private dhe publike. Banja e parë publike në qytetin e Romës furnizohej me ujë nga Ujësjellësi Virgo, përuruar në vitin 19 p.e.s. Ndërtuesi i tij, Mark Agripa, mik i ngushtë i Cezar Augustit, derdhi një pjesë të mirë të pasurisë për mirëmbajtjen dhe zgjerimin e sistemit të shpërndarjes së ujit. Banjat u bënë edhe vende takimi; madje të mëdhatë kishin kopshte e biblioteka. Pasi rridhte nëpër banja, uji i ujësjellësit, i cili vërshonte pareshtur, kalonte nëpër gjirize dhe i pastronte nga mbeturinat, si edhe nga jashtëqitjet e nevojtoreve që lidheshin me banjat.

Kur dëgjon shprehjen “ujësjellës romak”, mendja të shkon te harqet madhështore që shtrihen tutje në horizont. Në fakt, harqet përbënin më pak se 20 për qind të strukturës, pjesa më e madhe e së cilës gjendej nën tokë. Ky projekt ekonomik jo vetëm që e mbronte ujësjellësin nga erozioni, por edhe zvogëlonte ndikimin e tij te fushat dhe te zona përreth. Për shembull, Ujësjellësi Marcia, që përfundoi më 140 p.e.s., ishte rreth 92 kilometra i gjatë, ama harqet zinin jo më shumë se 11 kilometra sipërfaqe toke. Para se të ndërtonin një ujësjellës, inxhinierët vlerësonin cilësinë e një burimi të mundshëm uji duke analizuar kthjelltësinë, shpejtësinë e rrjedhjes dhe shijen e tij. Gjithashtu vërenin shëndetin e banorëve që e pinin. Me t’u miratuar vendi, gjeometrat llogaritnin shtegun e duhur dhe pjerrësinë për ujësjellësin, si edhe përmasat e gjatësinë e kanalit të tij. Skllevërit ishin krah pune. Mund të duheshin vite për të ndërtuar një ujësjellës dhe kjo i bënte të kushtueshëm, sidomos nëse nevojiteshin harqe. Për më tepër, ujësjellësit duheshin mirëmbajtur e mbrojtur. Që të kujdesej për ta, një herë qyteti i Romës punësoi rreth 700 veta. Në projekt përfshiheshin edhe masa për mirëmbajtjen e tyre. Për shembull, pjesa nëntokësore e ujësjellësve ndërtohej në mënyrë që të futeshe përmes tuneleve dhe puseve. Kur nevojiteshin riparime të mëdha, inxhinierët devijonin përkohësisht rrjedhën e ujit nga një pjesë e dëmtuar.

Lexo edhe :  Pse po zhvendosen polet e Tokës?

Aty në agim të shekullit të tretë të e.s., qytetin e Romës e furnizonin me ujë 11 ujësjellës të mëdhenj. I pari, Ujësjellësi Apia, ndërtuar më 312 p.e.s., pak më tepër se 16 kilometra i gjatë, gjendej pothuajse i tëri nën tokë. Ujësjellësi Klaudia, një pjesë e të cilit ka mbijetuar deri më sot, ishte 69 kilometra i gjatë me afro 10 kilometra harqe, disa prej të cilave arrinin 27 metra lartësi.

Sa ujë mbanin ujësjellësit e qytetit? Goxha! Për shembull, Ujësjellësi Marcia, që përmendëm më parë, çdo ditë transportonte 190.000 metra kub ujë në Romë. Kur uji shkonte në zonat urbane, falë forcës së gravitetit që e vinte në lëvizje, rridhte në sternat shpërndarëse e pastaj në disa degëzime që e kanalizonin në sterna të tjera ose në vende ku nevojitej. Disa llogaritin se sistemi i shpërndarjes së ujit në Romë arriti deri aty sa mund të ketë siguruar mbi 1.000 litra ujë në ditë për çdo banor.

Ndërsa Perandoria Romake zgjerohej, “ujësjellësit shkonin kudo ku shkonte Roma”—thotë libri Roman Aqueducts & Water Supply. Udhëtarët në Azinë e Vogël, Francë, Spanjë dhe në veri të Afrikës mund t’i kundrojnë ende të mahnitur këto vepra inxhinierike të lashtësisë.

Të fundit

Paundi në minimumin historik/ Kursi i këmbimit, 20 prill 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86.4 lekë dhe do të shitet...

Tërmet në Itali, lëkundjet ndihen në disa zona

Një tërmet me magnitudë 3.4 është regjistruar në orën 03:55, në provincën e Potencës, në jug të Italisë. Epiqendra e tij është lokalizuar në...

Nga taksat te pagat dhe investimet, çfarë premtojnë partitë për ekonominë

Taksat, rregullime ligjore për një ekonomi konkurruese dhe sektorët prioritarë për një model ekonomik të qëndrueshëm. Alternativat që sjellin programet ekonomike të partive politike...

Besimtarët e krishterë festojnë sot Pashkët, Rama mesazh urimi

Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë për Pashkët. Kreu i qeverisë ka ndarë në rrjete sociale foton e një fëmijë...

“U kry ç’do sen!”/ Gjesti fiton Big Brother Vip Albania 4, fjalët e para pas triumfit

Ëndrra bëhet realitet… 120 ditë në atë shtëpi të cilat përmbyllen me çmimin e madh 100 mijë euro! Pas një edicioni spektakolar, publiku ka zgjedhur...

Lajme të tjera

Web TV