Paditi kryebashkiakun Veliaj për shpifje/ Basha thirret në GJKKO për të dhënë dëshminë e tij!

Lulzim Basha është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ai është thirrur për të dhënë dëshminë e tij në lidhje me padinë që i ka bërë për shpifje kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pasi ky i fundit pati deklaruar se kryedemokrati u bë me 4 vila pas tërmetit.

Kjo ishte seanca e parë e çështjes, ndërkohë që e radhës është lënë për më 24 shtator.

Në tetor të vitit 2020 PD paditi Velian në Gjykatën e Tiranës, duke argumentuar se Veliaj, si drejtues i fushatës së PS për Tiranën, ka bërë 3 akuza konkrete, që lidhen me pasurinë e Bashës, akuza të cilat sipas PD janë bërë me qëllim që t’i dëmtojnë imazhin kryedemokratit.

 

3 akuzat e Erion Veliajt për Bashën:

•             Kryetari i PD u bë me 4 shtëpi gjatë tërmetit dhe pandemisë

•             Kryetari i PD ka përfituar gjatë periudhës së fatkeqësisë

•             Kryetari i PD ka ndërtuar kate pa leje.