Veliaj në Mëlçizë për ndërtimin e urës së re: Premtim i mbajtur në kohë rekord, ura lidh disa fshatra në Zall Her

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Banorët e Mëlçizës, të cilët deri dje rrezikonin jetën duke kaluar në një urë të dëmtuar këmbësorësh me dërrasa, nga dita e sotme do të lidhen me Zall-Herrin përmes urës së re të ndërtuar nga Bashkia e Tiranës.

Pas asfaltimit të segmentit rrugor që lidh, jo vetëm këtë fshat, por të gjithë Njësinë Administrative Zall-Herr me Tiranën, duke shkurtuar tashmë në vetëm 16 minuta distancën me kryeqytetin, ka përfunduar edhe ndërtimi i urës beton arme që lidh dy brigjet e lumit të Tërkuzit, e gjitha në një kohë rekord vetëm pak muaj nga hapja e kantierit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i cili pa nga afër urën e re, vetëm pak metra paralel me urën ekzistuese prej druri, duke iu referuar kohës kur banorët detyroheshin të gjenin pikën më të cekët të lumit për të kaluar në anën tjetër, u shpreh se tashmë me investime të tilla edhe në fshatra që dikur dukeshin të thella vetëm për shkak të mungesës së infrastrukturës, po rritet vlera e tokës dhe e pronës.

“Ishim para pak muajsh me kryeministrin në shtëpitë e reja në Zall Herr dhe batuta që bënte rrugës kur po shkonim tek shtëpitë që ishin ndërtuar ishte, “ku po më çoni në fund të botës?” Në fakt, çdo gjë quhet fundi i botës kur nuk ka infrastrukturë, përfshirë edhe një fshat si Mëlçiza që është vetëm 15 minuta nga qendra e Tiranës, por duke qenë se duhet të shkoje dhe ta kaloje lumin aty ku ishte cektësira dhe të futeshe në lumë për të dalë në anën tjetër, sepse rruga e këmbësorëve nuk mund të përdorej, çdo gjë dukej fundi i botës. Ndaj më vjen mirë që Mëlçiza nuk është më fundi i botës. Ju falenderoj që e keni bërë në kohë rekord! Kur mendoj që vetëm para pak muajsh, kur ishim me Edin tek shtëpitë e reja, akoma s’kishim filluar punimet dhe fakti që rikuperuat edhe shirat dhe këtë verë kur të kthehen nga pushimet edhe qytetarët e Zall Herrit do e gjejnë urën të përfunduar më bën të ndihem shumë krenar për bashkëpunimin dhe për të gjithë brigadat që kaluan një verë 40 gradëshe për të bërë një punë e cila kishte 40 vjet që priste të bëhej,” u shpreh Veliaj.

Lexo edhe :  “Arratisja” e kapitalit, shqiptarët kanë investuar 1.57 mld euro jashtë vendit

Kryebashkiaku theksoi se të tilla ura dhe investime që rrisin cilësinë dhe nivelin e jetesës në çdo cep të Tiranës do të vijojnë me të njëjtat ritme gjatë stinës së verës.

“Ura të tilla ne do bëjmë në të gjitha zonat rurale. Kemi disa ura të ngjashme edhe mbi lumenj të tjerë pak më të vegjël, ku kemi nevojë që të bëjmë lidhjen me rrugën kryesore, kështu që do të vazhdojmë gjatë gjithë verës më këto punë. Ne jemi këtu për të ndërtuar ura, për t’i lidhur njerëzit, jo për t’i përçarë, jo për t’i ndarë, jo për t’i futur gjuhën e urrejtjes. Unë besoj që kush punon ia sheh dukun punës së vet. Kush merret me fjalë, sigurisht që as që e kupton çfarë do të thotë të bësh punë. Fakti që sot vijmë në Zall Herr dhe gjejmë shumë punë të mbaruara, duke filluar nga ura e Kasallës, ura e Çekrezës, i gjithë ai operacioni gjigand që u bë me shtimin e tubacionit të linjës direkte nga Bovilla për në Tiranë për ta shmangur atë kulluesen e makaranove që gjetëm, ku secili vidhte dhe ujiste arat me ujin e pijshëm të Tiranës, e kur mendoj që vetëm para pak vitesh kishim të tilla probleme, më duket tamam një përrallë nga e kaluara, po fat i madh që sot po ecim me punimet, do vazhdojmë edhe me shkollën e re në Dritas dhe më vjen mirë që më në fund Zall-Herri, si të gjithë rrethinat e Tiranës është bërë pjesë e një mozaiku dhe kantieresh pune,” nënvizoi kryebashkiaku Veliaj.

Punimet për ndërtimin e urës kishin filluar rreth 13 vite më parë, sipas një projekti të realizuar në vitin 2007, ku u ngritën vetëm këmbët e urës dhe puna ishte lënë në mes. Me projektin e ri janë realizuar punimet e mbistrukturës, si dhe janë realizuar punimet shtesë për mbrojtjen e pilotave dhe ndërtimin e një prite poshtë aksit te urës për mbrojtjen nga gërryerjet e mëtejshme të shtratit të lumit.

Të fundit

Kush më shpjegon nga PD, se si është pasuruar familja e Sali Berishës?

Nga Spartak Ngjela Saliu vërtitet me gënjeshta fëmijësh për të fshehur korrupsionin e tij dhe të familjes së tij; kurse...

Theth/ Banorët bllokojnë urën e fshatit, përplasen me policinë: Nuk kemi bërë asnjë krim

Banorët e zonës së Thethit janë përplasur verbalisht me efektivë të policisë së shtetit në tentativën e këtyre të fundit për t’u futur në...

Historia e dashurisë së Mbretëreshës Elizabeth II dhe Princit Philip

Një histori dashurie e përshtatshme për familjen mbretërore. Më 8 shtator, familja mbretërore britanike njoftoi lajmin tronditës se Mbretëresha Elizabeth ll vdiq në moshën 96-vjeçare,...

1955 – Manifesti Russell–Einstein, thirrja për uljen e rrezikut të luftës bërthamore

Më 9 korrik 1955, në një moment të tensionuar të Luftës së Ftohtë, u publikua Manifesti Russell–Einstein, një dokument historik që paralajmëronte njerëzimin për...

DASH në alarm: Një person kontaktoi 3 ministra me AI duke u shfaqur si Marco Rubio

Departamenti Amerikan i Shtetit tha se po heton një mashtrues i cili përdori inteligjencën artificiale për të imituar Sekretarin e Shtetit Marco Rubio dhe...

Lajme të tjera

Web TV