Babai me dy djemtë e tij plagosin me thikë një person në Tropojë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një sherr i çastit mes disa personave ka degraduar deri në përdorimin e thikës duke lënë të plagosur një 43-vjeçar në Tropojë.

 

Babai N. M., 45 vjeç dhe dy djemtë e tij Gj. M., 23 vjeç, A. M., 22 vjeç, banues në fshatin Tetaj, dyshohet se kanë plagosur me thikë pas një sherri për motive të dobëta 43-vjeçarin P.GJ., banues në fshatin Fierzë.

 

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Lekbibaj- Fierzë, ndërsa 43-vjeçari është dërguar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Gjakovës. Pasi plagosën me thikë 43-vjeçarin, babai dhe dy djemtë e tij i kanë shkatërruar me gurë edhe automjetin tip “Volkswagen”.

 

Policia ka shpallur në kërkim babin dhe dy djemtë e tij për veprat penale ” Plagosja e rëndë me dashje”,  “Shkatërrimi i pronës” , “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, në bashkëpunim.

 

Të fundit

Formalizimi i tregut bujqësor e blegtoral, bllokohen 94 tonë produkte gjatë kontrolleve

Në kuadër të aksionit kombëtar për formalizimin e tregut bujqësor dhe blegtoral, janë bllokuar 94 tonë produkte gjatë kontrolleve...

Hamasi refuzon të dorëzojë armët: Vetëm nëse formohet një shtet i pavarur palestinez

Hamasi ka thënë se nuk do të çarmatoset nëse nuk krijohet një shtet i pavarur palestinez me kryeqytet Jerusalemin. Grupi militant tha se po lëshonte...

“Bankers” mashtroi për të marrë para, Prokuroria: Janë përfituar 244 milionë lekë

Raporti voluminoz i Prokurorisë së Fierit, e cila po diskuton për t’ia kaluar dosjen SPAK, evidenton shkelje të tjera që kompania koncesionare Bankers Petroleum...

J.D Vance i fiksuar me UFO-t: Dua të di ç’po ndodh vërtet!

Nga Chiara Buratti, Corriere della Sera Zëvendëspresidenti i SHBA-së po i referohet pamjeve në New Jersey dhe New York nëntorin e kaluar, kur avionë të...

Tarifa e Trump për Shqipërinë? Eksportuesit: Mund të jetë një mundësi e artë!

Nga data 7 gusht, çdo produkt që prodhohet në vendin tonë dhe eksportohet drejt tregut amerikan do të paguajë taksë 10%. Vendimi i paralajmëruar...

Lajme të tjera

Web TV