E rëndë/ Nipi vrau dhe fshehu prej muajsh trupin e 69-vjeçares për t’i marrë pensionin  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinion public në Janinë ku një 69-vjeçare u gjet e vdekur brenda një bagazhi në shtëpinë e saj nga policia.

Policia kuptoi se 69-vjeçarja kishte kohë që nuk jepte shenja jete në Pogoni ku jetonte.

Ajo kontrolloi shtëpinë e saj duke gjendur trupin e pajetë në një bagazh të mbyllur në bodrum.

Në pranga u vendos nipi i saj 55-vjeçar pasi 34 pilula pa recetë u gjetën në shtëpinë ku jetonte me tezen e tij  69-vjeçare. Hetimi identifikoi edhe trupin e tezes së tij, si rezultat i së cilës u ngrit një çështje kundër tij për vrasje me dashje.

Sipas policisë, 56-vjeçarja, tezja e tij kishte vdekur në dhjetëditëshin e dytë të majit nga shkaqe patologjike dhe, duke dashur që ai të vazhdonte të merrte pensionin e saj, e fshehu trupin e saj në bodrum.

Sipas informacioneve, nipi i saj 56-vjeçar e kishte vendosur trupin në një cantë dhe e kishte mbyllur  me ngjitës që përdoret për pllaka me qëllim që të pakësonte erën e keqe.

Vihet re se ekspertiza mjeko-ligjore tregoi se vdekja e gruas ka ndodhur 2-3 muaj më parë, ndërsa për shkak të prishjes së avancuar të trupit, nuk janë përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes së 69-vjeçares.

Nën Drejtoria e Sigurisë në Janinë, e cila kreu hetimin paraprak, ka urdhëruar një ekspertizë mjeko-ligjore, ndërsa personi i arrestuar do të dërgohet në Prokurorinë Publike të Janinës.

 

Të fundit

“Hirushja” e Botërorit të Klubeve, Fluminese mposht Al Hilal dhe arrin gjysmëfinalen

Fluminense mund të quhet me plotë gojë “Hirushja” e këtij Botërori për Klube. Skuadra braziliane triumfoi mbrëmjen e sotme...

Hamasi pranon propozimin amerikan për armëpushim 60-ditor

Hamasi ka paraqitur përgjigjen e tij ndaj një propozimi për armëpushim në Gaza, të ndërmjetësuar nga SHBA-të, tha të premten për Reuters një zyrtar...

Ish-ambasadori: Kërkoni falje për krimet ndaj shqiptarëve të Çamërisë

Ish-ambasadori, shkrimtari e studiuesi Luan Rama, është shprehur se Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë të falur popullsisë shqiptare të Çamërisë për...

“Ka rrethuar pallatin”, Braçe denoncon zaptimin e hapësirës publike

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër përmes një denoncimi lidhur me zaptimin e hapësirave publike në zonën e bllokut “1 Maji”, në Tiranë. Përmes...

Sindikata: Bankers Petroleum nuk ka paguar naftëtarët siç duhet

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka reaguar pas aksionit të policisë në kompaninë "Bankers Petroleum" për shmangien e taksave për 20 vite. Sindikata ka deklaruar...

Lajme të tjera

Web TV