Riatdhesohen 14 fëmijë dhe 5 gra shqiptare nga kampi i ferrit “Al Hol”, Rama: Do të ketë edhe një operacion tjetër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kanë mbërritur në Shqipëri mëngjesin e sotëm 5 gratë dhe 14 fëmijët shqiptarë që prej vites ishin të “ngujuar” në kampin “Al Hol” në Siri.

Riatdhesimi i tyre u bë i mundur falë bashkëpunimit të qeverisë shqiptare me autoritetet libaneze, teksa kryeministri Rama u shpreh se do të ketë edhe një operacion tjetër për riatdhesimin e shqiptarëve të tjerë që vuajnë në kampet siriane.

“Kjo është ora që përmbyll një operacion të jashtëzakonshëm që na jep mundësinë të çojmë drejt shtëpive 19 bashkëatdhetarë të tjerë nga kampet e ferrit në Siri. Këtë herë 5 gra dhe 14 fëmijë, të cilët mundëm t’i shkëpusim pas një përpjekje të gjatë, një operacioni të ndërlikuar me shumë vështirësi dhe jo pak rreziqe dhe falë ndihmës të posaçme nga konsulli ynë i nderit në Liban dhe gjenerali Abas.

Është vërtet një ngjarje pozitive dhe ne nuk do të ndalemi këtu, ka edhe një operacion tjetër potencialisht për t’u zhvilluar, me një numër që ende nuk e dimë, por llogarisim një numër pak a shumë të njëjtë me këtë të sotmin, në mos pak më i vogël, duke menduar që më shumë se gjysma tanimë është marrë dhe është në vendin tonë. Një rol të rëndësishëm ka luajtur edhe struktura e Antiterrorit. Ministrin e falenderoj sepse prej muajsh ka ndjekur operacionin dhe ka bërë një vizitë të posaçme në Bejrut. Ky është një zotim që është i gjallë qysh kur është shfaqur ky problem dhe ne do e mbajmë deri në fund”, tha Rama.

Të fundit

Monedhat e huaja nuk dalin nga “gremina”/ Kursi i këmbimit, 18 gusht 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 82.14 lekë dhe do të shitet...

Shtrenjtohen qiratë dhe kafeja në korrik

Çmimet e kafesë, qirave dhe shtresave të dyshemesë janë rritur 5.4 deri në 7 për qind, gati dy dhe herë dhe më shumë në...

Chelsea i ofron 50 milionë euro për titullarin e padiskutueshëm, Inter refuzon direkt

“La Gazzetta dello Sport” raporton se Chelsea ka tentuar së fundmi të bëjë një goditje të bujshme në Serie A. “Blutë” i kanë ofruar...

Masakër në një bilardo në Ekuador, vritet “Rasta”

Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën në një masakër të ndodhur të dielën në mëngjes në provincën veriperëndimore të Ekuadorit, Santo Domingo de...

Kryediplomati gjerman në Azi, Berlini kritika Kinës për Tajvanin

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë kritikoi të dielën atë që e quajti “sjellje agresive” të Kinës në Ngushticën e Tajvanit përpara një udhëtimi në...

Lajme të tjera

Web TV