Greqia regjistron temperatura rekorde, ja sa gradë celsius shënoi termometri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Temperatura rekord në Greqi, në zonat qendrore termometri shkon në 47 gradë, qeveria në gatishmëri. Udhëzim të posaçëm për ata që punojnë në ambientet e jashtme

Temperatura rekord gjatë gjithë javës në Greqi, duke arritur në shumë zona qendrore në 47 gradë. Vala e nxehtë që ka goditur gjithë vendin, akoma dhe zonat malore që nga fundjava pritet të zgjatë gjatë gjithë kësaj jave, duke arritur temperatura rekord të 40 viteve të fundit, theksojnë mateorologët grekë.

Fenomeni tepër i rrezikshëm ka shkaktuar shqetësim të lartë, qeveria greke është në gatishmëri të aktivizimit të situatës së jashtëzakonshme, ndërsa për sot dhe deri të enjten ka udhëzim të posaçëm për ndalimin e punës nga punëtorë që janë të ekspozuar në ambiente të jashtme, si në sektorin publik ashtu dhe privat, duke u fokusuar kryesisht në orarin 12.00-16.00.

Në gatishmëri edhe zjarrfikësit, pas alarmit të meteorologëve për kushte favorizuese të zjarreve masive. Ditët e fundit Greqia ka pasur mbi 50 vatra zjarri si në pjesën kontinentale ashtu dhe në ishujt e vendit.

Banorët dhe turistët e vendit kanë pushtuar plazhet, në kërkim të freskisë, ndërsa në qendrën turistike të Athinës shkrin asfalti nga orët e para të ditës. Moti i nxehtë pritet të bëjë një “pushim” të vogël në fundjavën e ardhshme, duke u rikthyer sërish nga java tjetër, por pa të njëjtin intensitet.

Ministria e Energjetikës së vendit bën thirrje për përdorim të kujdesshëm të pajisjeve elektronike, kursim të energjisë dhe jo shpërdorim, për të shmangur blackout.

Të fundit

Funari, ‘Zvicra e vogël’ që po tërheq turistët në Elbasan. Mungojnë…

Vetëm pak kilometra larg nga Elbasani dhe Tirana, mes kodrave të gjelbra ndodhet Funari, një perlë e fshehur që...

Frikë nga Trump, Gjermania dhe Italia duan ta kthejnë arin nga SHBA

Sipas një raporti të fundit të Financial Times, Gjermania dhe Italia zotërojnë respektivisht rezervat e dyta dhe të treta më të mëdha të arit...

Pse Brad Pitt qëndroi zgjuar për 36 orë?

Brad Pitt, ka zbuluar se nuk ka mundur të flejë për 36 orë pas përvojës së tij pas timonit të një makine “McLaren” të...

Rama reagon ndaj deputetit britanik: Të këmbëngulësh në gabim është djallëzore

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur ashpër deputetit britanik Nigel Farage, i cili së fundmi deklaroi se “1 në 50 shqiptarë që jetojnë në...

“Ju thaftë ajo dorë atij që e ka bërë”, në Vlorë zbulojnë dëmet që shkaktoi zjarri

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme fshatin Hoshtimë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në zonë. Flakët, që sipas të...

Lajme të tjera

Web TV