Kurti për reciprocitetin me Serbinë: Do ta vendosim dhe nuk do të dështoj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Albin Kurti, këtë të hënë në fjalën e tij në kuvend ka folur në lidhje me reciprocitetin mes Kosovës dhe Serbisë.

Kurti në fjalën e tij është shprehur se arsyeja pse reciprociteti nuk është vendosur akoma është ikja nga dështimi, ashtu siç ndodhi njëherë kur u detyruan ta zhbëjnë.

“Qysh në dhjetor 2011 e patëm miratuar rezolutën për reciprocitet të plotë politik, ekonomik dhe tregtar. Këtë princip e kam paraqitur edhe në takimet që kamë pasur në Bruksel. Zëvendësi im i parë Bislimi ka përgatitur një dokument me 11 shkeljet që i bënë Serbia reciprocitetit me Kosovën. Ne edhe faktorëve ndërkombëtar ua kemi treguar këtë gjë. Mirëpo në këto 100 ditë të para kemi pasur drejtor të ri të doganave, dhe na duhet të përgatitemi mirë sepse nuk bënë të dështojmë sërish. Ne jemi të interesuar për zbatim të plotë të tij”, ka thënë Kurti.

Ndër të tjerë kreu i qeverisë së Kosovës ka bërë me dije se ka shtuar se reciprocitetin se kemi për hakmarrje.

Është një parim i shëndosh i marrëdhënieve midis shteteve. Reciprocitetin nuk e kemi për të shtuar barriera por për t’i hequr ato”, u shpreh kryeministri Kurti.

Gjithashtu kryeministri Kurti u është përgjigjur edhe deputetit të PDK-së, Fadil Nura lidhur me reciprocitetin, ku shpjegon se do ta vendosin reciprocitetin por nuk duan të dështojnë.

Ju vini prej një pozicioni politik, të një grupacioni politik, qe ka qene kundër reciprocitetit, ju keni interes te dështoje reciprociteti, prandaj ju dëshironi të vendoset pa u përgatitur. Ne do te përgatitemi, do ta vendosim Reciprocitetin dhe nuk do të dështoj ai, dhe uroj që o ju ta ndërroni qëndrimin si grup paraletrar në përputhje me vullnetin e deputetit Nura, ose deputeti Nura të mos vazhdojë të qëndroj në partinë e gabuar”,është shprehur Kurti.

Të fundit

Shefi i NATO-s: Brazili, Kina dhe India mund të goditen rëndë nga sanksionet

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte paralajmëroi sot se vende si Brazili, Kina dhe India mund të goditen...

“Tani jam bërë Vdekja, shkatërruesi i botëve”: Dita kur filloi Epoka Atomike

16 Korrik 1945 Në orën 05:29 të mëngjesit, më 16 korrik 1945, qielli mbi shkretëtirën Jornada del Muerto në New Mexico u ndriçua nga...

Horoskopi ditor, 16 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Sot do të jetë një ditë ngjarjesh dhe pritjesh të papritura që do t’ju bëjnë nervoz. Do të jetë mirë që të izoloheni...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Lajme të tjera

Web TV